Descargar Imprimir esta página

Gardena AccuCut Li Instrucciones De Empleo página 6

Tijeras cortacésped / tijeras recortasetos
Ocultar thumbs Ver también para AccuCut Li:

Publicidad

deri sa të jetë ndërprerë furnizimi me energji
elek trike.
Ndërprisni gjithmonë më parë furnizimin me energji
para se të hiqni një spinë, bashkues kabulli ose
kabull zgjatues.
Grumbullojeni kabullin gjithmonë me kujdes dhe
mënjanoni përthyerjen.
Lidheni vetëm në rrjetin e tensionit alternative të
deklaruar në tabelën e tipit.
Mos e lidhni tokëzimin me asnjë pjesë të produktit.
Vini re! Ky produkt krijon fushë elektromagnetike
gjatë funksionimit. Në rrethana të caktuara, kjo
fushë mund të interferojë me implantet mjekësore
aktive ose pasive. Për të zvogëluar rrezikun
e rrethanave që kanë gjasë të shkaktojnë lëndime
ose vdekje, u rekomandojmë personave me
implante mjekësore që të flasin me mjekun e tyre
dhe me prodhuesin e implantit mjekësor përpara
përdorimit të produktit.
Kabulli
Përdorni vetëm kabllo zgjatues të autorizuar në
përputhje me HD 516.
v Pyesni elektricistin tuaj të specializuar.
Siguria personale
Mbani gjithmonë veshje të përshtatshme, doreza
mbrojtëse dhe këpucë të forta.
Inspektojeni me kujdes zonën ku do të përdoret
produkti dhe hiqni të gjitha telat dhe objekte të
tjera të huaja.
Përpara se ta përdorni dhe pas çdo përplasjeje,
kontrollojeni produktin për shenja konsumimi ose
dëmtimi dhe riparojeni sipas nevojës.
Nëse produkti nuk fiket më në rast defekti, vendo-
seni mbi një sipërfaqe të fortë dhe mbikëqyreni
derisa të shkarkohet bateria. Produktin defektiv
dërgojeni në pikën e shërbimit "GARDENA".
Mos u përpiqni asnjëherë të përdorni produktin
e paplotë apo ndonjë me modifikime të paautori-
zuara.
Përdorimi dhe kujdesi për produktin
Mësoni si ta ndaloni produktin shpejt në raste
urgjence.
Mos e mbani produktin nga mbrojtësja.
Mos e përdorni produktin nëse janë dëmtuar
pajimet mbrojtëse (kapaku mbrojtës, ndaluesi
i shpejtë i tehut).
Mos përdorni shkallë gjatë punës me produktin.
Hiqni baterinë:
– përpara se ta lini produktin pa mbikëqyrje për
çfarëdo periudhe kohore;
– para se të hiqet bllokimi;
– përpara se ta kontrolloni, pastroni ose të punoni
me produktin;
– kur godisni një objekt. Mos e përdorni produktin
pa qenë të sigurt se është i tëri në kushte të
sigurta pune;
– nëse produkti fillon të dridhet në formë jonor-
male. Në këtë rast ajo duhet kontrolluar
menjëherë. Dridhjet e forta mund të shkaktojnë
plagosje.
– para se t'ia dorëzoni pajisjen një personi tjetër.
Përdoreni produktin vetëm në temperatura
0 – 40 °C.
Siguria e baterisë
RREZIK ZJARRI!
Bateria që karikohet duhet që gjatë procesit të
karikimit të jetë vendosur mbi një shtrojë jo të
djegshme, që duron nxehtësinë dhe nuk është
përçuese.
Mbani larg karikuesit dhe baterisë objektet
gërryese, të djegshme dhe që digjen lehtë.
Mos e mbuloni karikuesin dhe baterinë gjatë
procesit të karikimit.
Në rast se konstatoni tym ose zjarr hiqni men-
jëherë nga priza karikuesin.
Si aparat karikues duhet të përdoret vetëm aparati
origjinal GARDENA. Në rast përdorimi të aparateve
të tjerë karikues bateritë mund të dëmtohen dhe
madje të krijojnë djegie.
RREZIK SHPËRTHIMI!
v M brojeni produktin nga nxehtësia dhe zjarri.
Mos e vendosni mbi kaloriferë ose mos
e ekspozoni për një kohë të gjatë kundrejt
rrezeve të forta të diellit.
Mos e përdorni karikuesin në ambiente të jashtme!
Mos e lini asnjëherë aparatin karikues në prezen-
cën e lagështisë.
Akumulatori të përdoret vetëm në temperaturë
ambienti prej – 10 °C deri + 45 °C.
Baterinë e dalë jashtë pune mënjanojeni sipas
rregul lave. Nuk duhet të dërgohet me postë.
Për detaje të mëtejshme, ju lutemi veproni sipas
procedurave të mënjanimit të vendit tuaj.
Karburanti duhet të kontrollohet rregullisht për
shenja dëmtimi dhe vjetrimi (krisje) dhe lejohet të
përdoret vetëm në gjendje optimale.
251

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

9852-33