Funksionimi
T1. ON/OFF Motori
Shtypni butonin T1 për të aktivizuar shpejtësinë e default (Shpejtësi default : E
ulët).
Shtypni përsëri, oxhaku do të kthehet në stand-by.
T2. Shpejtësi e Ulët
Shtypni butonin T2 për të aktivizuar shpejtësinë e ulët.
T3. Shpejtësi e Mesme
Shtyni butonin T3 për të aktivizuar shpejtësinë e mesme.
T4. Shpejtësi e Lartë
Shtypni butonin T4 për të aktivizuar shpejtësinë e lartë.
T5. Shpejtësi Intensive (Boost)
Shtypni butonin T5 për të aktivizuar shpejtësinë intensive (Boost) për 5 minuta.
T6 Shpejtësi automatike
Oxhaku do të rregullojë automatikisht shpejtësinë e ventilatorit sipas Gazit që do të
lëshohet nga sipërfaqja e gatimit.
Shtypni butonin T6(Auto) dhe oxhaku do të aktivizohet në Shpejtësinë Automatike.
Në lidhje me sensorin e Gazit
Oxhaku do të kalibrojë automatikisht këtë sensor 5-10minuta për operacionin e
parë. Gjatë kësaj kohe, mbajeni ajrin rreth oxhakut të pastër. Kalibrimi i Sensorit të
Gazit mund të kryhet duke shtypur butonin Auto për 3 sekonda në modalitetin
standby.
Kalibrimi i Sensorit
Shtypni butonin T6 për 3 sekonda në modalitetin standby mode dhe Oxhaku do të
nisë kalibrimin e sensorit të Gazit për 5-10 minuta.
*Vetëm në modalitetin Standby
Modaliteti i përzgjedhjes së Sensorit në sipërfaqen e gatimit
Ju lutemi të përcaktoni modalitetin e saktë të sipërfaqes së gatimit dhe kur
përdorni Sipërfaqen e gatimit përzgjidhni Sensorin.
Shtypni butonin T6 dhe T4 për 3 sekonda në modalitetin standby. Oxhaku do të
ndryshojë modalitetin e Sipërfaqes së Gatimit për Sensorin.
GA : Gazi i sipërfaqes së gatimit
EL : Sipërfaqe gatimi elektrike (Default)
Pasi të keni përcaktuar modalitetin e sipërfaqes së gatimit, Oxhaku do të aktivizojë
automatikisht kalibrimin në 5-10minuta.
T7. Timer ON/OFF
Shtypni butonin T7 (Timer) për të përcaktuar kohën e punës.
Shtypni butonin T7 për 3 sekonda dhe funksioni i Timer-it do të fiket.
T8. Drita ON/OFF
Shtypni butonin T8 dhe drita do të ndriçojë në maksimum.
Shtypni butonin T8 përsëri dhe drita do të ndriçojë mesatarisht
Shtypni butonin T8 një herë të tretë dhe drita do të fiket.
TINGULLI ON/OFF
Shtypni butonin Light për 3 sekonda. Tingulli do të fiket.
Shtypni butonin Light për 3 sekonda. Tingulli do të ndizet.
Lidhje (çiftëzim) midis oxhakut dhe pllakës së gatimit
Mund të lidhet (çiftëzohet) oxhaku me një pllakë gatimi Samsung të përputhshme
përmes teknologjisë Bluetooth.
Pasi të keni kryer lidhjen me pllakën e gatimit të përputhshme, oxhaku do të ndizet
automatikisht me Shpejtësi të Ulë" çdo herë që ndizet pllaka e gatimit, për tu fikur
automatikisht kur fiket pllaka e gatimit.
Përveç kësaj, duke lidhur oxhakun me një pllakë gatimi të përputhshme, mund të
shkarkohet dhe instalohet mbi një pajisje elektronike aplikimi Smart Things dhe mund
të përdoret për këto qëllime:
• Për të vërtetuar dhe rregulluar ndezjen e oxhakut dhe dritës, shpejtësinë e
funksionimit dhe fikjen e programuar e oxhakut (timer) dhe "time-up alarm".
Për më shumë informacione në lidhje me "download" dhe përdorimin e aplikimit Smart
Things mbi pajisjen tuaj elektronike dhe mbi mënyrën sesi duhet përdorur për kontrollin
e oxhakut tuaj, vizitoni:
• www.samsung.com.
T9. Lidhjen Bluetooth (Lidhja midis oxhakut dhe pllakës së përputhshme
Samsung)
1. Shtypni butonin T9 në oxhak për 3 sekonda.
Modaliteti i çiftëzimit do të aktivizohet dhe treguesi L1 do të ndriçojë.
2. Shtypni butonin Bluetooth mbi pllakën e gatimit. Treguesi mbi buton mbetet i
ndezur për të treguar fundin e procesit të lidhjes, mbi ekran ndizet simboli "bt".
T9. Shkëputja e lidhjes Bluetooth (Reset)
1. Shtypni dhe mbani shtypur për 3 sek. butonin T8+T9 mbi oxhak.
2. Mbi ekran shfaqet "bt rt" që tregon shkëputjen e lidhjes.
SHËNIM
Për një përshkrim të detajuar të procedurës së lidhjes, konsultoni manualin e përdorimit
të pllakës së gatimit Samsung të përputhshme.
Lidhja automatike
Lidhja automatike lejon funksionimin në sintoni dhe me shpejtësi, përmes Bluetooth,
oxhaku me një pllakë gatimi Samsung e përputhshme, pasi të keni kryer lidhjen midis
dy pajisjeve.
Për të aktivizuar funksionin shtypni butonin Auto Connectivity.
Shtypni akoma për të çaktivizuar dhe shkëputur oxhakun nga pllaka e gatimit.
Kur oxhaku dhe pllaka e gatimit janë lidhur, çdo herë që do të ndizet pllaka e gatimit,
mbi oxhak do të ndizet automatikisht drita dhe Shpejtësi të Ulët.
Shpejtësia dhe drita fiken automatikisht kur fiket pllaka e gatimit.
Mund të kontrollohet oxhaku përmes aplikimit Smart Things siç përshkruhet më sipër.
T9. Lidhje automatike ON/OFF
1. Shtypni butonin T9 për të aktivizuar funksionin.
2. Shpejtësia e oxhakut dhe drita ndizen dhe fiken në bazë të gjendjes së pllakës
së gatimit siç përshkruhet më sipër..
3. Shtypni akoma për të çaktivizuar funksionin.
Timer Automatik kur sipërfaqja e gatimit fiket
Kur përdorni funksionin e Lidhjes Automatike me shpejtësi automatike,
Oxhaku e vendos timer-in për 10 minuta automatikisht duke u bazuar mbi sensorin e
Gazit kur sipërfaqja e gatimit është fikur.
Pulti i Smart
Ikona e Ekranit
Things App
X
O
O
Reset tregues i ndotjes së filtrit
•
Shtypni butonin T1 deri sa të dëgjohet sinjali zanor.
•
LED 1 (filtër kundër yndyrës) ose LED 2 (filtër me karbon aktiv) rreshtin së
ndezuri.
ON/OFF tregues i ndotjes Filtër me karbon aktiv
•
Shtypni për 3 sekonda butonin T2 e T3 për të aktivizuar (ON) treguesin e ndotjes
së filtrit me karbon aktiv.
•
Shtypni për 3 sekonda butonin T2 e T3 për të çaktivizuar (OFF) treguesin e
ndotjes së filtrit me karbon aktiv.
Funksioni i
Lidhje Automatike
Oxhakut
X
O
X
O
O
O
79