- kini parasysh se nxehtësia mund të transferohet në
materiale të djegshme jashtë këndit të shikimit
- për të qenë të sigurt, mbani një kovë me ujë ose fikëse
zjarri pranë, në rast se një material merr zjarr
• Parandaloni goditjen elektrike
- mos shponi kurrë daljen/gypin e ajrit
- shmangni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara
(p.sh. tubat, radiatorët, raftet, frigoriferët)
- sigurohuni që pajisja të mos njomet
- mos e përdorni pajisjen në vende të njoma
- kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen
me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë
aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm
një kordon zgjatues të projektuar për përdorim në
ambiente të jashtme me një prizë kundër ujit
• Mbani me kujdes kordonin
- mbajeni kordonin gjithmonë larg nga rryma e ajrit të
nxehtë dhe dalja/gypi i ajrit
- mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji dhe anët e
mprehta
- mos e mbani pajisjen nga kordoni dhe mos tërhiqni
kordonin për ta shkëputur nga priza
- mos e varni pajisjen nga kordoni
• Mos e përdorni kurrë pajisjen në ndërthurje me hollues
kimikë
• Sigurohuni që zona e punës të jetë e ajrosur mirë
• Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë
• Mbajini fëmijët larg nga zona e punës
• Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
• Korenti gjatë kohës së pikut shkakton rënie të shkurtra të
voltazhit; në kushtet të pafavorshme të furnizimit me
energji, pajisjet e tjera mund të preken (nëse rezistenca e
sistemit për furnizimin elektrik është më e ulët se 0,127 +
j0,079 Ohm, dhe mund të ndodhin çrregullime); nëse
keni nevojë për më shumë sqarime, mund të kontaktoni
me autoritetin e furnizimit me energji
• Jini të vëmendshëm; shikoni se çfarë po bëni, përdorni
gjykimin tuaj dhe mos e përdorni pajisjen kur jeni i lodhur
• Mbani një pozicionim të sigurt; mos u zgjasni, simodos
mbi shkallë dhe mbi skela
• Sigurohuni që pajisja është e fikur para se ta lini
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
PAS PËRDORIMIT:
• Fikni pajisjen dhe hiqni spinën
• Lejoni që pajisja të ftohet për të paktën 30 minuta
para se ta vini në magazinë
• Vareni pajisjen në unazën varëse D 2 ose vendoseni në
pjesën e pasme në drejtim vertikal; kur të bëni këtë gjë
sigurohuni që nuk ka materiale ose gaze të djegshme në
afërsi
• Mos e magazinoni/lini veglën në ambiente të jashtme
• Magazonojeni pajisjen në një vend të thatë dhe të
mbyllur, larg nga fëmijët
PËRDORIMI
• Çelësi i ndezjes/fikjes me 3 parametra të temperaturës 4
! kontrolloni nëse çelësi A është në pozicionin "0"
para se ta vini në prizë
- ndizni pajisjen duke shtyrë çelësin A në pozicionin e
dëshiruar:
1 = 50°C, rryma e ajrit 250 litra/minutë
2 = 400°C, rryma e ajrit 250 litra/minutë
3 = 570°C, rryma e ajrit 500 litra/minutë
- kur ta përdorni për herë të parë, nga pajisja mund të
çlirohet pak tym; kjo gjë është normale dhe do të
ndalojë shpejt
- fikni pajisjen duke shtyrë çelësin A në pozicionin "0"
• Përdorimi i përgjithshëm
- përcaktoni temperaturë e duhur duke provuar në një
pjesë që nuk duket në material; filloni me një
parametër të ulët të temperaturës
- temperatura bie kur rritet distanca midis daljes/gypit të
ajrit dhe materialit të punës
- temperatura e kërkuar varet nga materiali ku do të
punoni
• Përdorimi i palëvizur 5
- vendoseni pajisjen mbi pjesën e pasme në pozicion
vertikal
- sigurohuni që sipërfaqja të jetë e pastër dhe pa
pluhura; ajri i ndotur dëmton motorin
- sigurohuni që rryma e ajrit të jetë e drejtuar larg jush
- siguroni kordonin për të parandaluar tërheqjen e
pajisjes
- mos prekni daljen/gypin e ajrit
- sigurohuni që asgjë të mos bjerë në daljen/gypin e ajrit
- mbajeni me kujdes pajisjen me një dorë ndërsa e fikni
me dorën tjetër, dhe më pas lëreni që të ftohet
• Përdoreni në vende të vështira për t'u arritur
- hiqni unazën B 2, duke lëshuar daljen metalike të ajrit
në një distancë të madhe
! kini kujdes për një rrezik më të madh të zjarrit dhe
të djegieve
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës 6
- mbajeni pajisjen me një dorë
- gjatë punës, mbajeni kokën në një largësi minimumi 7
cm nga materiali i punës; ajri i grumbulluar e dëmton
veglën
- mbajini të çarat e ajrimit E 2 të pambuluara
• Aksesorët SKIL (не се вклучени во приборот) 7
- gypi i mbrojtjes së xhamit F (për shmangien e rrymës
së ajrit)
- gypi i rrafshët G (për zgjerimin e rrymës së ajrit)
- gypi i reflektorit H (për reflektimin e rrymës së ajrit)
- gypi i zvogëlimit J (për përqendrimin e rrymës së ajrit)
SHËNIME:
Të gjitha shembujt e përdorimit (përveç heqjes së
bojës mbi xham) mund të kryhen pa aksesorë;
sidoqoftë përdorimi i aksesorit të përshtatshëm e
thjeshton punën dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e
rezultateve
• Montimi/heqja e aksesorëve (nuk jane perfshire)
- thjesht përshtatni aksesorin në daljen e ajrit C 2
- hiqeni një aksesor duke e tërhequr përpara pasi të jetë
ftohur
! montoni një aksesor vetëm kur dalja e ajrit të jetë
e ftohtë, kur çelësi është në pozicionin "0" dhe
kur spina është e shkëputur
134