EKO Device Eko CORE Manual Del Usuario página 635

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 56
7. Përmbajtja dhe përdorimi
Pajisja CORE përfshin (1) njësinë bashkuese CORE, (2) tubat
përshtatës, dhe (1) kabllon micro-USB dhe aplikacionin Eko.
Platformat e përputhshme të harduerëve dhe softuerëve janë të
listuara më poshtë.
Stetoskopët e përputhshëm
CORE është projektuar dhe testuar se është i përputhshëm me
stetoskopët analogë 3M™ Littmann® Cardiology III™, 3M™ Littmann®
Cardiology IV™, WelchAllyn Harvey™ Elite®, Medline dhe ADC.
CORE është i përputhshëm me shumë marka dhe modele të tjera
stetoskopësh, por nuk ka garanci për rendimentin kur përdorni
marka ose modele të tjera stetoskopësh.
SHËNIM:
CORE nuk është i përputhshëm me stetoskopët Sprague
ose me stetoskopë të tjerë dixhitalë.
Lidhja me Bluetooth dhe të dhënat celulare
Për të transmetuar tingujt tek aplikacioni Eko, stetoskopi dhe pajisja
duhet të lidhen me anë të Bluetooth dhe, për të përdorur plotësisht
funksione të caktuara, pajisja celulare duhet të jetë e lidhur me
internetin me anë të lidhjes së të dhënave celulare ose me Wi-Fi.
Mbajini pajisjen CORE dhe aplikacionin Eko brenda 4,5 m distancë
për një lidhje optimale me Bluetooth. Në një rast shumë pak të
mundur të rindezjes së pajisjes, kthehuni te përdorimi i modalitetit
analog. Modaliteti dixhital do të riniset në më pak se dhjetë sekonda.
635

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido