me burimin e energjisë. Nëse nuk janë, kontaktoni
me një elektricist.
Mos e tërhiqni apo palosni shumë kordonin elektrik
dhe mos e prekni spinën me duar të njoma.
Mos ruani në pajisje produkte që kanë gaze
të djegshme (p.sh. kanaçe spraji) ose substanca
shpërthyese. Rrezik shpërthimi!
Mos vendosni artikuj të paqëndrueshëm (objekte
të rënda, enë me ujë) mbi frigorifer për të shmangur
lëndimet personale nga rrëzimi i tyre ose goditjen
elektrike nga kontakti me ujin.
Mos përdorni pajisje elektrike brenda në ndarjet
e ushqimeve, përveçse kur janë të llojit të rekomanduar
nga prodhuesi.
Mos prekni elementet e brendshme të ftohjes, sidomos
me duar të njoma, për të shmangur lëndimet ose çarjet.
Të rrezikuar këtu janë fëmijët, personat me aftësi
të kufizuara fizike, mendore ose ndijore, si dhe personat
që nuk kanë njohuritë e duhura në lidhje me përdorimin
e pajisjes në mënyrë të sigurt.
Sigurohuni që fëmijët dhe personat e prekshëm në këtë
aspekt t'i kuptojnë rreziqet. Një person përgjegjës
për sigurinë duhet t'i mbikëqyrë ose t'i udhëzojë fëmijët
dhe personat e prekshëm në fjalë në lidhje me
përdorimin e pajisjes. Pajisja mund të përdoret vetëm
nga fëmijët e moshës 8 vjeç dhe më shumë.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Fëmijët e moshës nga 3 deri në 8 vjeç lejohen
të vendosin dhe të heqin produktet nga kjo pajisje.
PËR pajisjet me një ndarje ngrirësi: mos ruani lëngje
të shishe ose kanoçe (sidomos pije me gaz) në ndarjen
e ngrirësit. Kanaçet dhe shishet mund të shpërthejnë!
PËR pajisjet me një ndarje ngrirësi: mos vendosni
asnjëherë drejtpërdrejt në gojë ushqime të ngrira nga
ndarja e ngrirësit. Rrezik i djegies nga temperatura e ulët!
4