Përmbajtja
të sigurisë ......................................... 275
Instalimi ............................................ 277
për ngrirje ......................................... 278
Udhëzime të rëndësishme të sigurisë
Këto paralajmërime janë dhënë në
interes të sigurisë tuaj. Sigurohuni që t'i
kuptoni ato plotësisht para instalimit apo
përdorimit të pajisjes.
Siguria juaj është e një rëndësie të
madhe. Nëse nuk jeni të sigurt për
kuptimin e këtyre paralajmërimeve,
kontaktoni departamentin e kujdesit për
klientë për ndihmë.
Përdorimi i menduar
Frigoriferi është menduar për përdorim në
shtëpi. Ai është i përshtatshëm për ftohje,
ngrirje dhe ruajtje të ushqimeve të ngrira,
si edhe për të bërë akull.
Nëse pajisja përdoret për qëllime të
tjera me qëllim apo gabimisht, asnjë
përgjegjësi nuk mund të pranohet nga
prodhuesi për çdo dëm që mund të
shkaktohet.
Modifikime apo ndryshime në frigorifer
nuk janë të lejuara për arsye të sigurisë.
Nëse ju e përdorni frigoriferin për qëllime
komerciale apo për qëllime të tjera përveç
për ftohje, ngrirje ose ruajtje të ushqimeve
të ngrira, prodhuesi nuk pranon asnjë
përgjegjësi për dëmet që mund të
ndodhin.
Para përdorimit fillestar
Sigurohuni që pajisja të mos qëndrojë mbi
kabllon përfurnizim elektrik.
Me rëndësi:
Në qoftë se kablloja për furnizim elektrik
është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet
nga shërbimi i autorizuar ose personeli i
kualifikuar me kabllo të veçantë të llojit të
njëjtë.
Kontrollo pajisjen për dëmtime gjatë
transportit. Në asnjë rrethanë nuk duhet
të lidhni pajisje të dëmtuar! Në rast të
dëmtimit, ju lutemi kontaktoni furnizuesin
tuaj.
KUJDES - Të mos pengohen hapjet e
ventilimit, të cilat janë të ndërtuar në vetë
strukturën e pajisjes.
KUJDES - Mos përdorni pajisje mekanike
ose mjete të tjera për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, përveç atyre që janë
të rekomanduara nga prodhuesi.
KUJDES - Mos e dëmtoni qarkullimin
freskuesesit.
KUJDES - Kjo pajisje nuk është menduar
për t'u përdorur nga fëmijët e vegjël apo
persona jo të sigurt, përveç nëse ata
mbikëqyren në mënyrë adekuate nga
një person përgjegjës për të siguruar
përdorim të sigurtë të pajisjes. Fëmijët
e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që të mos luajnë me pajijsen.
KUJDES - Kjo pajisje nuk është menduar
për t'u përdorur nga persona (duke
përfshirë edhe fëmijët) me aftësi të
reduktuar fizike, shqisore ose mendore,
ose mungesë të përvojës dhe njohurive,
përderisa nuk janë të mbikëqyrur apo
275
SQ