Zanussi ZHC 6846 XA Manual De Instrucciones página 75

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 23
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse
të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të
poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më
pak se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe
jo më pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz
apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të
pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi
më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.
MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose
mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga
rryma elektrike duke hequr spinën ose duke
ulur siguresës e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të
paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryehet
mirëmbajtja e fi ltrave të yndyrës), si nga brenda
ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një
leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese.
MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të
pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të
filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që
të zbatoni udhëzimet e dhëna. Shoqëria nuk
mban përgjegjësi për dëme të mundshme
tek motorri, për zjarre të shkaktuara nga
mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i
vërejtjeve të mësipërme.
Filtri antiyndyrë - Filtri antiyndyrë metalik duhet
të pastrohet një herë në muaj me detergjentë
jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me
temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur
lahet në makinë larëse, fi ltri antiyndyrë metalik
mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të
fi ltrimit nuk ndryshojnë aspak.
www.zanussi.com
Type 20 LONG LIFE – Filtër prej karboni aktiv
që mund të lahet
Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy muaj me
ujë të ngrohtë dhe detergjentë të përshtatshëm
ose në makinë larëse në 65°C (në rastin kur lahet
në makinë larëse përdor ciklin e plotë të larjes pa
enë brenda).
Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar fi ltrin, më pas
hiqeni dyshekun e vogël të vendosur në brendësi
të shasisë prej plastike dhe vendoseni në furrë për
10 minuta në 100 ˚C për ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet dhe sa
herë që lecka të jetë dëmtuar.
Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që NUK
lahet
Bllokimi i fi ltrit të karbonit vërehet pas një përdorimi
pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës
dhe rregullsisë së pastrimit të fi ltrit të yndyrës.
Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të
paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
(1*)
(3**)
(*) Type 20
(2*)
(4**)
(**) Type 15 - Type 20
75

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Zhc 9846 xa

Tabla de contenido