Descargar Imprimir esta página

JVC LT-65VAQ8235 Guia De Inicio Rapido página 75

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 12
Udhëzimet për montimin në mur
modelit)
Montimi në mur i televizorit
Televizori mund të montohet në një mur me anë të
paketës së montimit VESA MX X*X mm (*) VESA
që shitet më vete. Hiqni bazën mbështetëse siç
tregohet. Montojeni televizorin sipas udhëzimeve të
dhëna me paketën. Kini kujdes kabllot elektrike, tubat
e gazit dhe të ujit në mur. Në rast se keni dyshime,
kontaktoni me një person të kualifikuar për montimin.
Gjatësia e filetimit të vidhës nuk duhet të kalojë X mm
(*) brenda në televizor. Kontaktoni me dyqanin ku e
keni blerë këtë produkt për informacione se ku të blini
paketën VESA.
(*) Referojuni faqes përkatëse shtesë për matjet e
sakta për VESA dhe specifikimet e vidhës.
Heqja e mbështetëses bazë
• Për të hequr mbështetësen bazë, mbrojeni ekranin
dhe shtrijeni televizorin përmbys mbi një tavolinë
të qëndrueshme me bazën e tij të zgjatur në anë
të tavolinës. Hiqni vidhat që e kapin mbështetësen
te televizori.
(në varësi të
-ose-
Informacione për hedhjen pas përdorimit
[Bashkimi Evropian]
Këto simboli tregojnë se pajisja elektrike dhe
elektronike dhe bateria me këtë simbol nuk duhet
të hidhet me mbeturinat e përgjithshme familjare në
fund të përdorimit të saj. Në vend të kësaj, produktet
duhet të dorëzohen në pikat përkatëse të grumbullimit
për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike, si
dhe për bateritë, për një trajtim, rikuperim dhe riciklim
të përshtatshëm në përputhje me legjislacionin tuaj
kombëtar dhe Direktivat 2012/19/EU dhe 2013/56/EU.
Me hedhjen e këtyre produkteve në mënyrën e duhur,
do të ndihmoni në ruajtjen e burimeve natyrore dhe do
të ndihmoni në parandalimin e efekteve të mundshme
negative në mjedis dhe në shëndetin human që mund
të shkaktohen në rast të kundërt nga administrimi i
papërshtatshëm i mbeturinave të këtyre produkteve.
Për më shumë informacione mbi pikat e grumbullimit
dhe riciklimin e këtyre produkteve, kontaktoni me
zyrën lokale të bashkisë, shërbimin për hedhjen e
mbeturinave familjare ose dyqanin ku e keni blerë
produktin.
Mund të zbatohen gjoba për hedhjen e gabuar të
këtyre mbeturinave, sipas legjislacionit tuaj kombëtar.
[Përdoruesit tregtarë]
Nëse dëshironi ta hidhni këtë produkt, kontaktoni me
furnizuesin dhe kontrolloni kushtet e përgjithshme të
kontratës së blerjes.
[Shtetet e tjera jashtë Bashkimit Evropian]
Këto simbole janë të vlefshme vetëm në Bashkimin
Evropian.
Kontaktoni me autoritetet tuaja lokale për të mësuar
mbi hedhjen dhe riciklimin.
Produkti dhe paketimi duhet të dërgohen në pikën
lokale të grumbullimit për riciklim.
Disa pika grumbullimi i pranojnë produktet pa pagesë.
Shënim: Shenja Pb nën simbolin për bateritë tregon se kjo
bateri përmban plumb.
Produktet
Shqip
Bateria

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Lt-50vaq7235Lt-55vao9235Lt-43vaq6235Lt-55vaq7235