VINI RE:
Mos pomponi ujë me përmbajtje të lartë
lëndësh të ngurta apo ujë deti.
VINI RE:
Mos pomponi ujë që tejkalon 40 °C.
VINI RE:
Shkarkojeni ujin nga zorra pas punës.
VINI RE:
Kur e lëvizni makinerinë ose i ndryshoni
pozicionin e punës, sigurohuni ta fikni dhe t'i mbani zorrën.
Nëse e lëvizni pa i mbajtur zorrën, makineria mund të dëmtohet.
VINI RE:
Pas pompimit të ujërave të zeza,
pomponi ujë të freskët për të larguar papastërtitë
e ngjitura në hyrjen e ujit dhe brenda zorrës.
VINI RE:
Mos e vendosni makinerinë përtokë kur
është e ndezur. Mund të hyjë rërë ose pluhur nga
vrima e hyrjes së ujit dhe të shkaktojë avari ose lëndim.
Montimi i zorrës
VINI RE:
Kur montoni apo hiqni zorrën, bëni
kujdes të mos spërkatni operatorin apo njësinë
elektrike me ujin brenda zorrës.
Montojeni zorrën në vrimën e daljes së ujit dhe fiksojeni
me morsën e zorrës. Shtrëngojeni mirë me kaçavidë
vidën e morsës së zorrës.
► Fig.11: 1. Vida
SHËNIM: Zorra që mund të montohet në vrimën e
daljes së ujit është si më poshtë:
•
Diametri i brendshëm i zorrës është 25 mm.
•
Diametri i jashtëm i zorrës është 33 mm ose më pak.
Pompimi
Mbajeni makinerinë fort me të dyja duart dhe kryeni pompimin.
► Fig.12
SHËNIM: Pompimi mund të nisë nga niveli i ujit prej
afro 20 mm dhe mund të kryhet deri në nivelin e ujit të
mbetur prej afro 10 mm.
Kur e përdorni aksesorin e zorrës në terren me baltë
apo rërë, vendosni tulla apo materiale të tjera dhe
përdoreni aksesorin e pompës mbi to.
► Fig.13
SHËNIM: Kini parasysh se pompimi i sasive të
mëdha të ujit që përmbajnë grimca të imëta, si p.sh.
sedimente, do ta shkurtojë jetëgjatësinë e aksesorit
të pompës.
VINI RE:
Mos e futni aksesorin e pompës më
thellë se shenja e kufizimit në tub. Përndryshe
mund t'i shkaktoni avari makinerisë.
► Fig.14: 1. Shenja e kufizimit
SHËNIM: Nëse dalja e zorrës është në ujë, kini
parasysh se uji do të qarkullojë mbrapsht kur të
ndalojë pompimi.
► Fig.15
SHËNIM: Nëse pozicioni i daljes së zorrës është më
i ulët se sipërfaqja e ujit, kini parasysh nga dalja do të
vazhdojë të rrjedhë ujë pas ndalimit të pompimit.
► Fig.16
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
mirëmbajtjes së pajisjes, fikni motorin dhe hiqni
kutinë e baterisë. Përndryshe makineria mund të
ndizet pa dashje duke shkaktuar lëndim të rëndë.
PARALAJMËRIM:
mirëmbajtjen e pajisjes, gjithmonë uleni poshtë
atë. Montimi ose rregullimi i pajisjes në pozicion
vertikal mund të rezultojë në lëndime të rënda.
PARALAJMËRIM:
masat paraprake në kapitullin "PARALAJMËRIME
SIGURIE" dhe në manualin e përdorimit të njësisë
elektrike.
KUJDES:
Vini gjithmonë doreza kur kryeni
inspektimin ose mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i vrimës së hyrjes së ujit
Lironi vidën në vrimën e hyrjes së ujit dhe pastaj hiqni pllakën
duke e rrotulluar. Pastroni brendësinë e vrimës së ujit me ujë
të rrjedhshëm. Hiqni papastërtitë e ngjitura pas pllakës. Pas
pastrimit, vendosni pllakën dhe shtrëngoni vidën.
► Fig.17: 1. Vida 2. Pllaka 3. Helika
Inspektimi
KUJDES:
Mos e përdorni makinerinë nëse vini
re ndonjë anomali me helikën. Përndryshe aksesori
i pompës mund të dëmtohet duke shkaktuar lëndim.
•
Inspektimi i përgjithshëm
Kontrolloni për pjesë të dëmtuara. Kërkojini
qendrës së autorizuar të shërbimit t'i zëvendësojë
ato nëse është e nevojshme.
•
Inspektimi për helikën
Kontrolloni helikën për ciflosje, deformim,
konsumim apo anomali të tjera.
Lubrifikimi i pjesëve lëvizëse
VINI RE:
Ndiqni udhëzimin për shpeshtësinë dhe
sasinë e grasos që aplikohet. Ndryshe, lubrifikimi i
papërshtatshëm mund të dëmtojë pjesët lëvizëse.
Aksi i transmisionit:
Aplikoni graso (graso Makita N No.2 ose ekuivalent të
saj) çdo 30 orë pune.
► Fig.18
SHËNIM: Grasoja origjinale Makita mund të blihet
nga shitësi juaj lokal i Makita.
167 SHQIP
Përpara inspektimit apo
Kur inspektoni ose kryeni
Ndiqni paralajmërimet dhe