Descargar Imprimir esta página

Beko BHCB66641BBHS Manual Del Usuario página 63

Ocultar thumbs Ver también para BHCB66641BBHS:

Publicidad

Idiomas disponibles

Idiomas disponibles

• Mos krijoni flakë të larta nën
produkt. Në rast të kundërt,
yndyra në filtrin e bllokimit të
yndyrës mund të marrë flakë
dhe të shkaktojë zjarr.
• Vendoseni në punë produktin
pasi të vendosni tenxhere,
tiganë etj. mbi furrë. Në rast të
kundërt, nxehtësia në rritje
mund të deformojë disa pjesë
të produktit tuaj.
• Fikeni furrën para se të hiqni
tenxheret, tiganët etj. nga ajo.
• Mos mbani materiale që
marrin zjarr me lehtësi nën
aspirator.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj
flakëve të pambrojtura. Kjo
mund të bëjë që yndyra e
grumbulluar në filtër të marrë
zjarr. Mos e përdorni pajisjen
pa një filtër.
• Mos e lini sobën jashtë
vëmendjes kur gatuani
ushqime të skuqura, pasi vaji
mund të marrë zjarr gjatë
gatimit dhe vaji i nxehtë mund
të shkaktojë zjarr. Për këtë
arsye, tregoni kujdes për
veshjet dhe perdet.
• Nëse nuk kryhet pastrimi në
kohën e duhur, aspiratori
mund të përbëjë rrezik për
zjarr.
• (Për modelet A dhe B)
Vendoseni në punë aspiratorin
për 15 minuta të tjera pas
procesit të gatimit ose skuqjes
për ta pastruar plotësisht ajrin
e kuzhinës nga aromat dhe
avujt e krijuar gjatë gatimit.
• Në dhomë duhet të ketë ajrim
të përshtatshëm kur përdoren
pajisje me gaz ose lëndë të
tjera djegëse në të njëjtën
kohë kur përdoret aspiratori
dhe soba. (Nuk është e
vlefshme vetëm për pajisjet që
e shkarkojnë ajrin përsëri në
dhomë).
• Pajisjet me djegie me gaz ose
lëndë djegëse, si p.sh.
ngrohëset e dhomës, që janë
në të njëjtin ambient me
aspiratorin, duhet të jenë
plotësisht të izoluara nga tubi i
shkarkimit i këtij produkti ose
duhet të jenë hermetike.
• Nëse ka një pajisje tjetër që
punon me gaz ose lëndë
djegëse në të njëjtin ambient,
kërkohet një ajrim i
përshtatshëm i ambientit.
• Nëse ka një pajisje tjetër që
punon me burime energjie të
ndryshme nga energjia
elektrike në të njëjtin ambient
me aspiratorin, presioni
negativ në dhomë duhet të jetë
maksimumi 0,04 mbar që ajri i
shkarkimit i pajisjes tjetër të
mos tërhiqet përsëri në dhomë
nga aspiratori.
SQ / 63
ES
PL
RO
SQ

Publicidad

loading