Descargar Imprimir esta página

Skil 0280 Manual Original página 150

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 49
hapura. Kjo zvogëlon mundësinë e lëndimit të këmbëve
nga kontakti me prerëset ose linjat lëvizëse.
Kur e përdorni pajisjen, vishni gjithnjë pantallona të
gjata. Lëkura e ekspozuar rrit mundësinë e lëndimit nga
objektet e hedhura.
Mbajini njerëzit e tjerë larg kur e përdorni pajisjen.
Mbetjet që fluturojnë mund të shkaktojnë dëmtime të
rënda.
Përdorni gjithnjë dy duar kur punoni me pajisjen.
Mbajtja e makinës me të dyja duart do të shmangë
humbjen e kontrollit.
Kapeni pajisjen vetëm nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, përndryshe fija prerëse ose thika mund të
bien në kontakt me telat e fshehur ose me kordonin
e vetë pajisjes. Në rast se fija prerëse ose thika bie në
kontakt me një tel me korrent, kjo mund t'i japë korrent
pjesëve metalike të pajisjes dhe t'i shkaktojë përdoruesit
elektroshok.
Mbajini gjithnjë siç duhet këmbët dhe përdoreni
pajisjen vetëm kur qëndroni në këmbë mbi tokë.
Sipërfaqet e rrëshqitshme ose jo të qëndrueshme mund
t'ju bëjnë të humbni ekuilibrin ose kontrollin e pajisjes.
Mos e përdorni pajisjen në vende tepër të pjerrëta.
Kjo ul rrezikun e humbjes së kontrollit, rrëshqitjes dhe
rrëzimit, gjë e cila mund t'ju shkaktojë dëmtime fizike.
Kur punoni në vende të pjerrëta, bëni gjithnjë kujdes
si i poziciononi këmbët, punoni gjithnjë në drejtim
tejpërtej, asnjëherë lart e poshtë vendit të pjerrët
dhe bëni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin.
Kjo ul rrezikun e humbjes së kontrollit, rrëshqitjes dhe
rrëzimit, gjë e cila mund t'ju shkaktojë dëmtime fizike.
Mbajeni kordonin e energjisë larg nga prerësja, fija
ose thika. Në rast se kordoni i energjisë dëmtohet, ai
mund të shkaktojë elektroshok, zjarr dhe/ose dëmtime
të rënda.
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga prerësja,
fija ose thika kur pajisja është në punë. Para se ta
ndizni pajisjen, sigurohuni që prerësja, fija ose thika
nuk bie në kontakt me asgjë. Një moment i vetëm i
mungesës së vëmendjes ndërsa përdorni pajisjen mund
t'ju dëmtojë juve ose të tjerët.
Mos e përdorni pajisjen mbi lartësinë e belit. Kjo ju
ndihmon të mos keni kontakt padashur me fijen prerëse
ose thikën dhe ju mundëson kontroll më të mirë të
pajisjes në situata të papritura.
Kur prisni shkurre ose fidanë që janë nën tension,
bëni kujdes nga goditja mbrapsht. Kur tensioni
në fibrat e drurit lirohet, shkurrja ose fidanët mund ta
godasin përdoruesin dhe/ose ta bëjnë të humbasë
kontrollin e pajisjes.
Bëni jashtëzakonisht kujdes kur prisni shkurret dhe
fidanët. Materiali i hollë mund të kapet te thika dhe t'ju
godasë juve ose t'ju bëjë të humbni ekuilibrin.
Mbajeni nën kontroll pajisjen dhe mos prekni
prerëset, fijet ose thikat dhe objektet e tjera të
lëvizshme të rrezikshme ndërsa jenë ende në
lëvizje. Kjo zvogëlon rrezikun e lëndimit nga pjesët
lëvizëse.
Kur hiqni materialin e bllokuar ose kur i bëni
shërbime pajisjes, sigurohuni që të gjithë çelësat
të jenë të fikur dhe që kordoni i energjisë është
shkëputur. Vënia në punë papritur e pajisjes ndërsa
hiqni materialin e bllokuar ose ndërsa i bëni shërbime
mund të shkaktojë dëmtime të rënda.
Transportojeni pajisjen të fikur dhe duke e mbajtur
larg trupit. Lëvizja e duhur e pajisjes do të pakësojë
rrezikun e kontaktit aksidental me prerësen, fijen ose
thikën.
Përdorni vetëm prerëse, fije, koka prerëse dhe thika
të specifikuara nga prodhuesi. Pjesët e gabuara mund
të rritin rrezikun e prishjeve dhe dëmtimit tuaj.
Dëmtimi i makinës prerëse - Nëse goditni një objekt
të huaj me makinën prerëse ose nëse ajo bllokohet,
ndalojeni menjëherë pajisjen, kontrolloni dëmtimin dhe
riparojini para se të vazhdoni punën. Mos e përdorni nëse
mbrojtësja ose bobina është prishur.
Nëse pajisja fillon të dridhet në mënyrë jonormale,
ndaloni motorin dhe kontrolloni menjëherë cili ishte
shkaku. Dridhja në përgjithësi është një paralajmërim i
telasheve. Në rast se koka lirohet, ajo mund të dridhet,
plasaritet, thyhet ose të dalë nga prerësja, dhe kjo mund
të shkaktojë dëmtime të rënda ose vdekjeprurëse.
Sigurohuni që koka prerëse është e fiksuar mirë në vend.
Nëse koka lirohet pasi e keni fiksuar në vend, ndërrojeni
menjëherë. Asnjëherë mos e përdorni makinën prerëse
nëse koka prerëse është e liruar.
RUAJINI KËTO UDHËZIME!
BATERITË
Bateria e dhënë është pjesërisht e karikuar (për të
siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë
plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni
mjetin për herë të parë)
Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm
me këtë mjet
- Bateri SKIL: BR1*41****
- Karikues SKIL: CR1*41****
Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet
ndërruar
Mos e çmontoni baterinë
Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
5 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk i kalon 50°C
6 Kushtojini vëmendje rrezikut të plagosjeve që
shkaktohen nga copat që fluturojnë
7 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
8 Mos e ekspozoni mjetin në shi
9 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
mbeturinat shtëpiake
p Shkëputeni baterinë para se të bëni punë mirëmbajtjeje
a Distanca mes pajisjes dhe njerëzve të tjerë duhet të jetë
të paktën 15 m
s Mos përdorni thika metalike
PËRDORIMI
Udhëzimet për montimin
- hapeni menteshën D dhe fiksojeni siç tregohet në
figurë me 2 vida w
- montoni dorezën drejtuese C midis menteshës D dhe
mbështjellëses J siç tregohet në figurë e
- doreza drejtuese C mund të rregullohet duke liruar/
150

Publicidad

loading