Descargar Imprimir esta página

Skil 0280 Manual Original página 152

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 49
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e
blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e
SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të produktit janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë mjetin dhe hiqni baterinë
Vegla nuk funksionon

- bateria bosh -> karikoni baterinë
- bateria e nxehtë -> lëreni baterinë të ftohet
- defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e
shërbimit
Vegla punon me ndërprerje

- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
Vegla dridhet në mënyrë jo normale

- bari tepër i lartë -> priteni në faza
Mjeti nuk pret

- fija tepër e shkurtër/e këputur -> kalojeni fijen
manualisht

Fija nuk mund të kalohet
- bobina bosh -> kontrolloni bobinën; mbështilleni nëse
është e nevojshme
- fija e ngatërruar brenda bobinës -> kontrolloni bobinën;
mbështilleni nëse është e nevojshme
Fija nuk pritet në gjatësinë e duhur -> hiqeni kapakun nga

thika prerëse

Fija këputet vazhdimisht
- fija e ngatërruar brenda bobinës -> kontrolloni bobinën;
mbështilleni nëse është e nevojshme
- prerësja nuk është përdorur siç duhet -> pritni vetëm
me majën e fijes; shmangni gurët, muret dhe objektet e
tjera të forta; kalojeni fijen rregullisht
MJEDISI
Vetëm për vendet e BE-së
Mos i hidhni mjetet elektrike, aksesorët dhe
paketimet e tyre bashkë me mbeturinat e
zakonshme shtëpiake
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 9 do t'ju kujtojë për këtë kur të jetë nevoja për
hedhje
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër
ZHURMA / VIBRIMI
I matur sipas EN 60335 niveli i presionit të zhurmës
së këtij mjeti është 75 dB(A) (toleranca K = 3 dB) dhe
niveli i fuqisë së zhurmës 88 dB(A) (toleranca K = 2,4
dB), dhe dridhja 90 m/s² (shuma vektor triax; toleranca
K = 1,5 m/s²)
Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60335; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të
rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e dridhjeve duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke
i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
152

Publicidad

loading