Përdorimi i pajisjes
3
3.1 Paneli i kontrollit
L : Drita
Ndez dhe fik sistemin e ndriçimit
M : Motori
Ndez dhe fik motorin e aspiratorit
V : Shpejtësia Cakton shpejtësinë e funksionimit të aspiratorit:
1. Shpejtësi e ulët, e përdorur për një ndryshim të vazhdueshëm dhe në hesh-
tje të ajrit në prani të avujve të lehtë të gatimit.
2. Shpejtësi mesatare, e përshtatshme për shumicën e rasteve të përdorimit
duke pasur parasysh raportin optimal të qarkullimit të ajrit të trajtuar/nivelit të
zhurmës.
3. Shpejtësia maksimale, përdoret për eliminimin e emetimeve më të larta të
avujve të gatimit, duke përfshirë edhe për periudha të gjata.
• Aspiratori është projektuar në mënyrë ekskluzive për përdorim shtëpiak për elimi-
nimin e aromave në kuzhinë.
• Mos e përdorni asnjëherë aspiratorin për qëllime të tjera përveçse për ato për të
cilat është projektuar.
• Mos lini asnjëherë flakë të larta të pambrojtura nën aspirator kur ai është në funk-
sionim.
• Rregulloni intensitetin e flakëve që të jenë të drejtuara vetëm te fundi i tiganit, duke
u siguruar që të mos i mbulojë edhe anët.
• Fritezat duhet të monitorohen vazhdimisht gjatë përdorimit: vaji i nxehur shumë
mund të marrë flakë.
3.2 Përdorimi efikas për sa i përket kursimit të energjisë
• Kur përdorni pajisjen, rregulloni parametrat e shpejtësisë në përputhje me intensi-
tetin e avullit dhe të aromës, në mënyrë që të kurseni energji.
• Përdorni shpejtësitë e ulëta (1-2) në kushte normale, dhe shpejtësinë e lartë (3) kur
ka aroma të forta dhe avull.
• Llambat në aspirator janë vendosur për të ndriçuar sipërfaqen e gatimit.
• Përdorimi i tyre për të ndriçuar ambientin do të shkaktojë shpenzim të panevojs-
hëm të energjisë dhe ndriçim të pamjaftueshëm.
• Në mënyrë që pajisja juaj të konsumojë më pak energji, përdoreni atë me një nivel
më të ulët shpejtësie.
• Pajisja juaj do ta zvogëlojë konsumin e energjisë pasi do të punojë me efikasitet më
të madh kur të siguroni një vëllim të mjaftueshëm ajri që hyn në të.
• Caktojeni pajisjen tuaj në nivelin e fuqisë së lartë thithëse para formimit të avullit, në
rastet kur e dini se do të ketë avull të dendur. Në këtë mënyrë ju zvogëloni konsumin
Aspiratori / Manuali i përdorimit
L
M - V
69 / SQ