4.12 Aktivizoni funksionin e mbrojtjes
nga Legionella
Produkti ka një funksion mbrojtës nga
Legionella. Kështu, uji në rezervuarin
e ujit të ngrohtë do të ngrohet me një
temperaturë midis 60 °C dhe 70 °C.
Rrezik!
Rrezik për jetën nga legionella!
Legionella zhvillohet në
temperatura nën 60 °C.
▶
Informohuni nga tekniku
profesionist për masat e
marra të mbrojtjes nga
legionela në impiantin tuaj.
▶
Pa u konsultuar me
specialistin, mos konfiguroni
temperatura të ujit nën 60 °C.
Lidhuni me teknikun tuaj për aktivizimin
ose çaktivizimin e funksionit të mbrojtjes
nga legionela ose për të marrë më shumë
informacione për funksionin e mbrojtjes
nga legionela.
4.13 Modaliteti i mbrojtjes nga ngrica
Udhëzim
Me ndihmën e funksionit mbrojtës
nga Legionella, do të mbrohet
vetëm produkti. Qarku i ujit të
ngrohtë dhe ujit të ftohtë nuk
mbrohet nga produkti.
5 Zgjidhja e defektit
5.1 Identifikimi dhe zgjidhja e
defekteve
Rrezik!
Rrezik jete si pasojë e riparimit
të papërshtatshëm
▶
Nëse kablli i lidhjes në
rrjet është i dëmtuar, mos
e zëvendësoni në asnjë
mënyrë vetë.
218
▶
Drejtohuni tek prodhuesi,
shërbimi i klientit ose
një person i kualifikuar
posaçërisht.
Në këtë paragraf do të shfaqen njoftimet
e defektit, të cilat mund të zgjidhen me
ndihmën e një tekniku të autorizuar, për ta
rivënë produktin në punë.
Zgjidhja e defekteve (→ Faqe 220)
▶
Sigurohuni përgjithësisht që produkti
të funksionojë pa probleme dhe që të
mos shfaqen njoftime të problemit ose
alarme.
▶
Nëse produkti nuk hyn në punë pas
zgjidhjes së defektit, drejtojuni teknikut
tuaj të autorizuar.
6 Mirëmbajtja dhe kujdesi
6.1 Mirëmbajtja
Parakusht për gatishmëri dhe siguri
afatgjate për punë, besueshmëri
dhe jetë të gjatë të produktit janë
inspekcioni/mirëmbajtja vjetore e produktit
nga mjeshtri profesional.
6.2 Përkujdesja ndaj produktit
▶
Pastroni veshjen me leckë të njomë dhe
pak sapun pa tretës.
▶
Mos përdorni spërkatës, lëndë
gërryese, shpëlarës, tretësira ose
pastrues me përmbajtje klori.
6.3 Kontrolloni tubin e kullimit të
lëndës së kondensuar dhe
drejtuesin e shkarkimit
Tubi i kullimit të lëndës së kondensuar
dhe drejtuesi i shkarkimit duhet të jenë
gjithmonë i depërtueshëm.
▶
Kontrolloni rregullisht tubin e kullimit të
lëndës së kondensuar dhe drejtuesin
e shkarkimit nëse ka probleme,
veçanërisht bllokime.
Manuali i përdorimit 8000015886_00