Descargar Imprimir esta página

Dolmar UV3200 Manual De Instrucciones Original página 164

Ocultar thumbs Ver también para UV3200:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 43
Hiqeni menjëherë nga priza e rrymës
elektrike nëse dëmtohet ose pritet kablloja
ushqyese.
Rrezik goditjeje elektrike.
Mbajeni kordonin larg nga mjetet prerëse
ose rrotat.
Vetëm për shtetet e BE-së
Mos flakni pajisjet elektrike bashkë me
mbeturinat shtëpiake!
Në pajtim me Direktivën Evropiane mbi
Mbeturinat
dhe zbatimit të saj në përputhje me ligjin
kombëtar, pajisjet elektrike që janë në
fund të jetëgjatësisë së përdorimit duhet
të mblidhen veçmas dhe të dërgohen në
një fabrikë riciklimi në pajtim me rregullat
mjedisore.
PARALAJMËRIME SIGURIE
LEXONI ME KUJDES PARA PËRDORIMIT
TË RUHET MANUALI I UDHËZIMEVE PËR REFERIM
NË TË ARDHMEN
Mos filloni përdorimin e makinerisë derisa të
keni lexuar këto udhëzime përdorimi. Zbatoni të gjitha
udhëzimet e dhëna dhe instalojeni makinerinë sipas
udhëzimeve.
Përdorimi i synuar i makinerisë
Kjo makineri përdoret për shkrifërimin ose krehjen e
barishteve nëpër kopshte.
Shkriftuesi synohet vetëm për përdorim privat dhe jo
për përdorim tregtar. Të mos përdoret në ambiente
publike.
Udhëzime të përgjithshme
Të lexohet ky manual udhëzimi për familjarizimin
me përdorimin e makinerisë. Përdorimi i makinerisë
nga përdoruesit e painformuar mjaftueshëm rrit
rrezikshmërinë e zjarrndezjes, goditjes elektrike apo
lëndimit të vetvetes si dhe të tjerëve.
Të mos huazohet makineria te personat që kanë treguar
se nuk kanë eksperiencë.
Kur ia huazoni makinerinë dikujt, gjithmonë jepni edhe
këtë manual udhëzimi.
Makineria nuk synohet të përdoret nga personat me
aftësi fizike, ndijore ose mendore të kufizuara apo me
mungesë eksperience dhe njohurish. Fëmijët e mitur
duhet të mbikëqyren për të siguruar se nuk luajnë me
makinerinë.
Përdoreni vetëm nëse jeni në gjendje fizike të mirë.
Kryeni punë në mënyrë të qetë dhe me kujdes.
Përdoruesi është përgjegjës për sigurinë e personave
dhe dëmtimet në zonën e përdorimit.
Kurrë të mos përdoret kjo makineri pas konsumit të
alkoolit ose lëndëve narkotike apo nëse ndiheni të
lodhur ose të sëmurë.
Bëni pushim për të parandaluar humbjen e kontrollit
nga lodhja. Rekomandohet pushimi nga 10 deri 20
minuta në çdo orë.
14
Elektrike
dhe
Elektronike
Të përdoret makineria në pajtim me këto udhëzime,
duke konsideruar kushtet dhe zbatimin e punës.
Përdorimi i pasynuar i makinerisë mund të shkaktojë
gjendje të rrezikshme.
Rregulloret kombëtare ose vendore mund të kufizojnë
përdorimin e makinerisë.
Jini vigjilent. Shikoni çfarë bëni. Përdorni logjikën. Mos
e përdorni makinerinë kur jeni të lodhur.
Pajimet mbrojtëse personale
Vishuni përkatësisht. Veshjet duhet të jenë funksionale
dhe të përshtatshme, d.m.th. duhet të jenë të puthitura
por të mos ju pengojnë. Mos mbani bizhuteri ose veshje
që mund të ngecin në makineri. Mbani kapëse flokësh
për të mbledhur flokët e gjatë.
Gjithmonë mbani mbrojtëse veshësh për të parandaluar
humbjen e dëgjimit.
Mbani syze mbrojtëse ose maskë për të mbrojtur sytë
nga objektet dhe sendet fluturuese.
Mbani doreza mbrojtëse për të parandaluar lëndimin e
gishtave.
Mbani maskë pluhuri për të pakësuar rrezikun e
lëndimit.
Kur përdorni makinerinë, gjithmonë mbani këpucë
të forta me shollë jo-rrëshqitëse. Kjo ju mbron nga
lëndimet dhe siguron bazament të mirë.
Kur përdorni makinerinë, gjithmonë mbani këpucë të
mira dhe pantallona të gjata. Mos e përdorni makinerinë
nëse jeni zbathur ose me sandale të hapura.
Siguria në vendin e punës
Gjatë përdorimit të makinerisë punoni larg nga fëmijët
dhe kalimtarët, si dhe kafshët.
Kontrolloni vendin e punës që të mos ketë gurë, tela,
xhama ose sende të huaja. Sendet e huaja mund të
thithen ose vërviten nga makineria, duke shkaktuar
dëme ose lëndime.
Të përdoret makineria vetëm në kushte kur ka
dukshmëri dhe dritë të mirë. Të mos përdoret makineria
në errësirë ose mjegull.
Të mos përdoret makineria në atmosferë shpërthyese, si
në prani të lëngjeve, gazrave ose pluhurit të ndezshëm.
Makineria krijon shkëndija që mund të ndezin pluhurin
ose avujt.
Të mos ekspozohet makineria në kohë me reshje ose
lagështirë. Uji që hyn në makineri mund të rrisë rrezikun
e goditjes elektrike.
Ndezja e makinerisë
Para lidhjes së prizës ose ndezjes së makinerisë:
Kontrolloni prizën dhe kordonin dhe konfirmoni
që të jenë në kushte të mira.
Kontrolloni të gjitha vidhat, dadot dhe mbërthyesit
që të jenë siguruar përkatësisht.
Kontrolloni që mjetet prerëse të jenë në vend dhe
në gjendje të mirë pune.
Kontrolloni që mbrojtëset dhe pajisjet e sigurisë
si deflektorët ose grumbulluesit e barit, të
funksionojnë mirë.
Kontrolloni që daljet e ajrimit të mos mbulohen me
pluhur ose materiale të tjera të huaja. Pastrojini
me një furçë të butë ose leckë nëse bllokohen.
Zëvendësoni
etiketat
palexueshme.
e
dëmtuara
ose

Publicidad

loading

Productos relacionados para Dolmar UV3200