Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja
që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në www.philips.com/welcome.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe ruajeni për
referencë në të ardhmen.
Rrezik
-
Mos e zhytni asnjëherë pajisjen në ujë apo në ndonjë lëng tjetër.
Paralajmërim
-
Përpara se të lidhni pajisjen, kontrolloni nëse tensioni i treguar në të korrespondon me tensionin e
rrjetit lokal.
-
Lidheni pajisjen me një prizë të tokëzuar.
-
Nëse priza, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar, mos e përdorni pajisjen.
-
Për të shmangur rrezikun në raste kur kordoni elektrik është i dëmtuar, ky duhet të zëvendësohet
nga "Philips", nga një qendër shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të
ngjashëm.
-
Pajisja mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje e njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen
për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Pastrimi
dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët nëse ata janë nën 8 vjeç dhe të
pambikëqyrur. Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
-
Mos e lini kordonin elektrik të varet në skajin e tavolinës apo banakut në të cilin qëndron pajisja.
-
Për të shmangur rrezikun ose lëndimin e mundshëm, përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin e saj të
synuar.
Kujdes
-
Shpëlajeni gjithmonë pajisjen me ujë të pastër përpara përdorimit të parë.
-
Mos e vendosni pajisjen mbi një sipërfaqe të nxehtë dhe mos e lini kordonin elektrik të bjerë në
kontakt me sipërfaqet e nxehta.
-
Mos e vendosni pajisjen në dollap gjatë përdorimit.
-
Hiqeni pajisjen nga priza përpara se ta pastroni dhe nëse ndodhin probleme gjatë përgatitjes.
-
Pastrojeni gjithmonë pajisjen pasi të jetë ftohur.
-
Gjatë përgatitjes dhe derisa ta fikni pajisjen, mbajtësja e filtrit, pjesa e poshtme e pajisjes, pllaka e
nxehtë dhe kana e mbushur me kafe janë të nxehta.
-
Mos e vendosni kanën në sobë ose në mikrovalë për të ngrohur përsëri kafenë.
-
Kjo pajisje është synuar të përdoret në shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si p.sh. në shtëpi
fermash, ambiente për fjetje dhe mëngjes, kuzhina të personelit të dyqaneve, zyra dhe mjedise të
tjera pune, si dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi.
-
Gjithmonë kthejeni pajisjen në një qendër shërbimi të autorizuar nga "Philips" për ekzaminim ose
riparim. Mos e hapni pajisjen dhe mos tentoni ta riparoni vetë.
-
Elementi i ngrohjes mund ta ruajë nxehtësinë pas përdorimit.
-
Nëse nuk tregohet ndryshe, i gjithë materiali i paketimit në kuti është prodhuar me letër të ricikluar;
shihni markimin PAP në kuti.
-
Mund të dëgjoni një tingull "klik" në fillim dhe në fund të ciklit të përgatitjes. Kjo është krejtësisht
normale dhe ndodh për shkak të hapjes ose mbylljes së valvulës për të kontrolluar shkarkimin ose
ndalimin e ujit të vluar në hinkë.
Shqip
141