Përshkrim i përgjithshëm (figura 1)
1. Kallëf – 1 copë/2 copë* ; 2. Jastëk masazhi - 1 copë/2 copë*; 3. Trupi i pompës - 1 copë/2 copë*;
4. Diafragmë silikoni - 1 copë/2 copë*; 5. Kapakë - 1 copë/2 copë*; 6. Tub silikoni - 1 copë;
7. Valvul - 1 copë/2 copë*; 8. Shishe - 1 copë/2 copë*;
9. Kapakë&unazë&biberon - 1 copë/2 copë*; 10. Boshti lëvizës - 1 copë ; 11. Karikues - 1 copë;
12. Shpërndarës formë T -1 copë (vetëm për pompë të dyfishtë)
* - Për pjesët të cilat janë shënuar me " * " - 1 copë. Për pompë DAILY COMFORT, 2 copë. - për pompën e dyfishtë DAILY COMFORT.
Pastrimi dhe dezinfektimi.
Boshti lëvizës, tubi silikonit, kapaku dhe karikuesi nuk kanë nevojë për pastrim dhe dezinfektim, pasi nuk futen në kontakt me gjirin. Përpara përdorimit
të parë, pastroni dhe dezinfektoni të gjitha pjesët e tjera të mbetura të pompës gjirit. Pastroni këto pjesë pas çdo pëdrorimi pasardhës dhe
dezinfektojini përpara çdo përdorimi pasardhës.
Kujdes! Asnjëherë mos e zhytni boshtin lëvizës në ujë, në lavastovilje ose paisje dezinfektimi, pasi kjo do i dëmtojë!
1. Çmontojeni plotësisht pompën. Hiqni dhe valvulën. Tregohuni të kujdesshëm kur hiqni valuvulën dhe kur e pastroni atë. Nëse valvula dëmtohet,
pompa juaj e gjirit nuk do punojë siç duhet. Për të hequr valvulën, me kujdes tërhiqeni përmes plastikës përkatëse anash valvulës.
2. Pastroni të gjitha pjesët, me përjashtim boshtit lëvizës, tubit silikonit, kapakut dhe karikuesit, kur përdorni lavastovilje (vetëm në raftin e sipërm) ose
në ujë të nxehtë me pak preparat të lëngshëm për larje enësh dhe pas kësaj shpëlajini me bollëk. Për të pastruar valvulën, fërkojeni me kujdes midis
gishtave me ujë të ngrohtë dhe pak preparat të lëngshëm enësh. Mos futni artikuj të tjerë në valvul, pasi kjo bën ta dëmtojë.
Paralajmërim!- Mos përdorni preparate antibakteriale ose me veti gërryese për pastrimin.
Shënim: Sigurohuni që keni pastruar dhe dezinfektuar pjesët përkatëse të pompës gjirit. Lajini mirë duart tuaja, përpara se të përdorni pjesët
e lara!
Paralajmërim! – Tregoni kujdes, pasi pjesët e lara mund të jenë akoma të nxehta.
Filloni të cmontoni pompën e gjirit, atëher kur pjesët e lara të jenë ftohur.
Pastrimi dhe dezinfektimi. SHISHE PËR USHQIMIN 180ML
-Para përdorimit të parë, çmontoni dhe pastroni produktin dhe më pas vendosni përbërësit në ujë të valuar për 5 minuta. Kjo siguron higjienën.
- Gjatë dezinfektimit me ujë të valët, mos lejoni që shishja ose pjesët e tjera të prekin anën e tenxheres. Kjo mund të shkaktojë deformimin ose
dëmtimin e pariparueshëm të produktit për të cilin Lorelli nuk është përgjegjës.
-Pastroni me kujdes para çdo përdorimi të pasardhshëm për të siguruar higjienën.
- Lajeni të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë dhe detergjent larje delikat. Gjithmonë shpëlajeni të gjitha pjesët mirë pas çdo larjeje.
- Lajeni me shumë kujdes dhe shpëlajeni të gjitha pjesët me ujë të pastër, përfshirë zonat që mund të mos jenë të dukshme, por nëpër të cilat ka kaluar
ushqimi, për të hequr ushqimin e mbetur. Sigurohuni që të mos ketë lëng të mbetur në biberon. - Mos e vendosni në furrë mikrovale. Mos e ngrohni
produktin në furrat tradicionale, në pllaka të nxehta ose flakë të hapura.
- Shmangëni përdorimin e materialeve të mprehta ose gërryese, pasi kjo mund të dëmtojë produktin.
- Mos e pastroni ose lejoni që produkti të vihet në kontakt me tretës ose kimikate agresive. Kjo mund të dëmtojë produktin.
- Nëse përdorni furça shishe, kini kujdes që të mos dëmtoni pjesët më delikate të produktit.
- Pas pastrimit të produktit, thajeni të gjitha pjesët me shumë kujdes dhe ruajeni në një vend të pastër dhe të thatë jashtë rrezeve të diellit dhe larg
burimeve të nxehtësisë.
- Mos e lini biberonin në rrezet e diellit ose në nxehtësi ose mos e lini në një dezinfektues ("tretësirë sterilizuese") për më shumë kohë se sa
rekomandohet, pasi kjo mund të dëmtojë biberonin.
Shënim: Sigurohuni që keni pastruar dhe dezinfektuar pjesët përkatëse të pompës së gjirit. Lajeni duart mirë para se të punoni me pjesët e pastra!
-Kontrolloni biberonin para çdo përdorimi dhe e tërhiqni në të gjitha drejtimet. Hidheni menjëherë prej shenjave të para dëmtimi ose defekti.
-Mos e zhyteni biberonin në lëngje të ëmbla ose ilaçe, fëmija juaj mund të zhvillojë prishjen e dhëmbëve.
-Mos e vendosni në furrë mikrovale. Mos e ngrohni produktin në furrat tradicionale, në pllaka të nxehta ose flakë të hapura.
PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN E FËMIJËS TUAJ
KUJDES!
GJITHMONË PËRDORNI KËTË PRODUKT NËN KUJDESIN E NJË TË RRITURI. Ka raste të incidenteve, të krijuara kur bebi
është lënë vetëm me produktin dhe ka ndodhur rrëzimi i bebes ose produkti është thyer.
Kurrë mos përdprni biberonët për ushqyerje si biberon (çuç).
Mënyra e pashkëputur dhe e vazhdueshme e thithjes së lëngjeve mund të shkaktojë karies dhembësh. Karies dhëmbësh tek
fëmijët e vegjël mund të krijohet edhe kur përdoren lengje jo të ëmbël. Kjo mund të ndodhë nëse bebi lejohet të përdorë shishen
për periudha të gjata gjatë ditës dhe sidomos gjatë natës,kur pështyma reduktohet ose kur përdoret si biberon çuç. Gjithmonë
verifikoni temperaturën e ushqimit përpara ushqyerjes. Ngrohja në furrë mikrovale mund të shkatkojë temperatura të larta
lokale. Ruajini të gjitha pjesët të cilat nuk janë në përdorim larg perimetrit të fëmijëve. Përpara dhe pas çdo përdorimi inspektoni
dhe tërhiqeni biberonin në të gjitha drejtimet. Nëse ka shenja të dëmtimeve ose konsumimi, hidheni biberonin dhe ndërrojeni
atë me të ri. Mos e lini biberonin nën rrezet direkte të diellit ose nxehtësi ose në preparat dezinfektimi për më shumë kohë se sa
ju është rekomanduar, pasi kjo mund të çojë në dëmtimin e biberonit.
Pavarsisht që nuk është e rekomandueshme, mund të ngrohni ushqimin në mikrovalë, hiqni diskun,biberonin dhe kapakun
përpara se ta ngrohni.
Mos e vendosni në furrë të nxehur.
Nëse ngrohni nëpërmjet mikrovales, tregohuni shumë të kujdesshëm.Gjithmonë trazojeni ushqimin e ngrohur, për të siguruar
përhapjen në mënyrë të rregullt të ngrohtësisë dhe testoni temperaturën e ushqimit përpara përdorimit.
Nëse përdorni qumësht të ngrirë, lijeni atë të shkrijë plotësisht përpara se ta ngrohni atë.
Shënim: Për raste emergjente mund të shkrini qumështin në tas me ujë të nxehtë ose me paisje për ngrohje shishesh.
PJESËT
PËRGATITJA PËR PËRDORIM
USHQYERJA E FOSHNJËS
SHISHE PËR USHQIMIN 180ML
78