Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e
karikoni pakon e baterive ose veglën jashtë gamës
së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet.
Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë
gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të
rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBImI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) mos kryeni asnjëherë shërbimin për pakot e
baterive. Shërbimi për pakot e baterive duhet të kryhet
vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të
shërbimit.
UDHËZImET E SIGURISË PËR TRAPANIN/VIDATORIN
mE BATERI
TË PËRGJITHSHmE
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Sigurohuni që çelësi B 2 të jetë në pozicionin e mesit
(bllokues) para se të bëni ndonjë rregullim ose të
ndërroni aksesorët, si dhe kur transportoni ose
magazinoni veglën
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
PARA PËRDORImIT
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e karikuesit
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
GJATË PËRDORImIT
• mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
ose shtrënguesi mund të bien në kontakt me tela të
fshehur (kontakti i aksesorit të prerjes dhe shtrënguesve
me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të
ekspozuara të veglës së punës të përcjellin energjinë
dhe mund të shkaktojnë goditjen elektrike të operatorit)
• Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë
pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
NDËRRImI I BATERIVE
• Ky karikues mund të përdoret
nga fëmijët e moshës 8 vjeç e
sipër dhe nga personat që
kanë kufizime fizike, ndijore
ose mendore ose mungesë
eksperience ose njohurish
nëse një person përgjegjës
për sigurinë e tyre i monitoron
ose i ka udhëzuar për
përdorimin në mënyrë të sigurt
të karikuesit dhe ata i kanë
kuptuar rreziqet përkatëse (në
rast të kundërt, ekziston rreziku i
gabimeve dhe i dëmtimeve gjatë
përdorimit)
• monitoroni fëmijët (kjo do të
garantojë që fëmijët të mos luajnë
me karikuesin)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për karikuesin e
baterisë nuk duhet të kryhet
nga fëmijët të pamonitoruar
• Përdorni vetëm karikuesin 2610Z07495 nga SKIL dhe
baterinë/bateritë 2610Z07493 nga SKIL për këtë vegel
• Mos i prekni kontaktet në karikues
• Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
• Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të
njoma
• Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni te
një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit të
SKIL për një kontroll të sigurisë
• Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë të
dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të
shërbimit të SKIL
• Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë
• Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
• Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me
një karikues
119