Descargar Imprimir esta página

Cybex Silver PALLAS B i-SIZE Manual Del Usuario página 126

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 42
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBROJTËSES NGA GODITJET
Hiqeni mbrojtësen nga goditjet (3) menjëherë sapo fëmija juaj të kalojë 105 cm
ose të peshojë më shumë se 21 kg.
Për të hequr mbrojtësen nga goditjet (3) ndiqni hapat e mëposhtëm:
1. Hapeni tokëzën e mbrojtëses nga goditjet (16).
2. Shtypni butonin e lëshimit të rregulluesit të rripit (14) dhe lironi rripin (13)
në maksimum.
3. Hiqni mbulesën e sexholinos në anën e majtë të përforcuesit (2) derisa të
shihni pikën e fiksimit të rripit.
4. Shtypni çengelin e lirimit të rripit (21) në pikën e kapjes dhe lironi kllapën
metalike (22).
5. Ktheni kllapën metalike (22) në mënyrë që të kalojë përmes folesë së pikës
së fiksimit.
6. Tërhiqeni rripin e mbrojtëses nga goditjet (13) plotësisht përmes kanalit të
mbështetëses së krahut dhe përmes vrimës në mbulesën e sexholinos.
Mbani parasysh se përdorimi i sexholinos pa mbrojtëse nga goditjet nuk
��
lejohet nëse fëmija nuk ka arritur gjatësinë ≥ 100 cm.
��
Mbajeni mbrojtësen nga goditjet në një vend të sigurt.
Për të vendosur përsëri mbrojtësen nga goditjet (3) në përforcues (2), ndiqni
sipas radhës së kundërt udhëzimet e mësipërme.
Sigurohuni që kllapa metalike (22) është fiksuar në vend dhe kyçur pas
çengelit të lirimit të rripit (21).
Sigurohuni që shigjeta në pllakën metalike dhe shigjeta në pikën e fiksimit
��
janë përballë njëra­tjetrës.
SQ
SIGURIMI I FËMIJËS PA MBROJTËSEN NGA GODITJET:
100 CM – 150 CM
1. Kalojeni rripin e prehërit të automjetit anembanë fëmijës përmes unazave
të kalimit të rripit të prehërit (18) të shënuara me jeshile dhe vendoseni
gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit të automjetit. Duhet të fiksohet në vend
dhe të bëjë një zhurmë "klik".
2. Shtrëngoni rripin e prehërit duke tërhequr rripin e shpatullave përpara se të
fusni rripin e shpatullave në unazën e kalimit të rripit.
3. Kalojeni rripin e shpatullave dhe rripin e prehërit te unaza e kalimit të rripit
të prehërit (18) në anën e tokëzës së rripit të automjetit.
122
4. Kaloni rripin e shpatullave përmes unazës jeshile të kalimit të rripit të
shpatullave (19) derisa të futet brenda.
5. Shtrëngoni rripin e shpatullave duke e tërhequr atë.
6. Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos
e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e
mbështetëses së kokës (11) për të ndryshuar pozicionin e rripit.
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulesa e sexholinos përbëhet nga katër pjesë (mbështetësja e kokës,
mbështetësja e shpinës, përforcuesi dhe mbrojtësja nga goditjet). Këto
qëndrojnë të fiksuara në vend në disa pika me kopsa dhe rripa elastikë. Pasi të
jenë liruar të gjitha kopsat, pjesët e mbulesës mund të hiqen një nga një. Për
të hequr mbulesën e përforcuesit (2), mbrojtësja nga goditjet (3) duhet të
hiqet. Për ta bërë këtë, ndiqni hapat në kreun "HEQJA DHE RIVENDOSJA
E MBROJTËSES NGA GODITJET". Për t'i vendosur përsëri mbulesat në
sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt udhëzimet për heqjen.
��
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30°C, me një program delikat
larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani
mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse
apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vite
garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti
i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e
garancisë dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për
garancinë, mund të gjenden në faqen tonë të internetit go.cybex-online.
com/manufacturer-warranty-car-seats. Nëse një garanci tregohet në
përshkrimin e produktit, të drejtat tuaja ligjore kundër nesh për defekte mbeten
të paprekura.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

Publicidad

loading