• Mos përdorni një paketë baterie ose pajisje
që është e dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikuara që mund të shkaktojnë
zjarr, shpërthim ose rrezik për lëndime.
• Mos e ekspozoni një paketë baterie ose pajisje
ndaj zjarrit ose temperaturës së tepruar.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturës mbi
130 °C (265 °F) mund të shkaktojë shpërthim.
• Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos
e barikoni baterinë ose pajisjen jashtë gamës
së temperaturave të specifikuar tek udhëzimet.
Karikimi i gabuar ose në temperatura jashtë kufijve
të caktuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë
rrezikun e zjarrit.
• Bëni që shërbimi të kryhet nga një riparues i
kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi
identike. Kjo siguron që siguria e produktit të ruhet.
• Mos modifikoni ose të përpiqeni të rregulloni
pajisjen apo paketën e baterisë, përveç siç
tregohet në udhëzimet për përdorim dhe kujdes.
• Mos e hidhni baterinë e përdorur në zjarr. Bateria
mund të shpërthejë. Kontrolloni kodet lokale për
udhëzime të mundshme të veçanta për hedhjen pas
përdorimit.
• Mos i hapni ose dëmtoni bateritë. Elektroliti që
çlirohet është gërryes dhe mund të shkaktojë dëmtim
të syve ose të lëkurës. Ai mund të jetë toksik në rast
se gëlltitet.
• Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende me
lagështi.
• Mos e mbani me duar të lagura karikuesin, duke
përfshirë spinën e karikuesit dhe terminalet e
karikuesit.
• Mos e karikoni baterinë në ambiente të jashtme.
8. Burimi i dritës i përfshirë në këtë ndriçues
zëvendësohet vetëm nga prodhuesi ose agjenti
i tij i shërbimit ose nga një person i ngjashëm i
kualifikuar.
All manuals and user guides at all-guides.com
Udhëzime të rëndësishme të
sigurisë për baterinë
1. Para se të përdorni baterinë, lexoni të gjitha
udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese mbi
(1) karikuesin e baterisë, (2) baterinë dhe (3)
produktin që përdor baterinë.
2. Mos çmontoni baterinë.
3. Nëse koha e funksionimit është bërë shumë
më e shkurtër, ndaloni menjëherë punën. Mund
të rezultojë në rrezik të mbinxehjes, djegie të
mundshme, madje edhe në shpërthim.
4. Nëse elektroliti ju bie në sy, shpëlajini me ujë të
pastër dhe kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Mund të rezultojë në humbjen e shikimit tuaj.
5. Mos bëni qark të shkurtër me baterinë:
(1) Mos i prekni terminalet me ndonjë material
përcjellës.
(2) Shmangni ruajtjen e baterisë në një enë me
sende metalike të tjera, siç janë gozhdët,
monedhat, etj.
(3) Mos e ekspozoni baterinë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
rrymë elektrike të madhe, mbinxehje, djegie të
mundshme dhe madje edhe një avari.
6. Mos e mbani veglën dhe baterinë në vende ku
temperatura mund të arrijë ose të kalojë 50 °C
(122 °F).
7. Mos e baterinë edhe nëse është dëmtuar rëndë
ose është konsumuar plotësisht. Bateria mund
të shpërthejë në zjarr.
8. Kini kujdes që të mos lëshoni ose goditni
baterinë.
9. Mos përdorni një bateri të dëmtuar.
10. Bateritë me jone litiumi u nënshtrohen kërkesave
të legjislacionit për mallrat e rrezikshme. Për
transportet komerciale, p.sh. nga palë të treta ose
agjenci transporti, duhet të respektohen kërkesat e
veçanta në paketim dhe etiketë.
Për përgatitjen e transportimit të artikullit, kërkohet
konsultimi me një ekspert për materiale të rrezikshme.
Ju lutemi respektoni rregullat kombëtare ndoshta më
të detajuara.
Ngjisni me shirit ngjitës ose mbuloni kontaktet e
hapura dhe paketoni baterinë në atë mënyrë që të
mos lëvizë në paketim.
11. Kur flakni baterinë, hiqeni atë nga vegla dhe
hidheni në një vend të sigurt. Ndiqni rregulloret
tuaja lokale në lidhje me flakjen e baterisë.
12. Përdorni bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në
produkte jo në përputhje mund të rezultojë në zjarr,
mbinxehje, shpërthim ose rrjedhje të elektrolitit.
13. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë kohore
të gjatë, bateria duhet të hiqet nga vegla.
110 Shqip