Shqip
426
Kujdes
Fushat elektromagnetike (EMF)
Riciklimi
-
Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj të synuar për të shmangur
rrezikun ose lëndimin e mundshëm.
-
Gjithmonë shpëlajeni pajisjen me ujë të freskët përpara përdorimit të parë.
-
Mos e vendosni pajisjen në një sipërfaqe të nxehtë dhe mos lejoni që kordoni
të bie në kontakt me sipërfaqet e nxehta.
-
Mos e vendosni pajisjen në dollap kur është në përdorim.
-
Hiqeni pajisjen nga priza përpara se ta pastroni dhe nëse shfaqen probleme
gjatë zierjes.
-
Pastrojeni gjithmonë pajisjen pasi pajisja të ftohet.
-
Gjatë zierjes dhe mbajtjes ngrohtë, depozita, mbajtësja e filtrit, pllaka e
ngrohjes, pjesa e poshtme e pajisjes dhe kana e mbushur me kafe janë të
nxehta edhe kohë më pas.
-
Mos e vendosni kanën në sobë apo në mikrovalë për të ringrohur kafenë.
-
Pajisja është menduar për përdorim familjar dhe përdorime të ngjashme, si
p.sh. në shtëpitë në fshat, në ambiente të llojit bujtina, në ambientet e
kuzhinës së stafit në dyqane, në zyra dhe ambiente të tjera pune, si dhe nga
klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi.
-
Gjithmonë dërgojeni pajisjen te qendër shërbimi e autorizuar nga "Philips"
për kontroll ose riparim. Mos e hapni pajisjen dhe mos u përpiqni ta riparoni
vetë pajisjen.
-
Sipërfaqja e elementit ngrohës, mbajtësja e filtrit, pjesa e poshtme e pajisjes,
pllaka e ngrohjes dhe ena e mbushur me kafe i nënshtrohen nxehtësisë së
mbetur për ca kohë pas përdorimit.
-
Përveç nëse përcaktohet ndryshe, i gjithë materiali i paketimit në kuti është
prej letre të ricikluar; shikoni markimin PAP në kuti.
Deskorjezimi
-
Zhgëlqerojeni aparatin e kafesë kur vini re se në ekran shfaqet një alarm
zhgëlqerimi. Përdorni vetëm uthull të bardhë për të kryer deskorjezimin, pasi
produktet e tjera mund ta dëmtojnë pajisjen.
Kjo pajisje "Philips" pajtohet me standardet në lidhje me fushat
elektromagnetike (EMF).
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale
të shtëpisë (2012/19/BE).
Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe
elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj
mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Përveç nëse përcaktohet ndryshe, i gjithë materiali i paketimit në kuti është prej
letre të ricikluar; shikoni markimin PAP në kuti.