• Riparimet lejohen të kryhen nga një teknik
specialist vetëm me pjesë këmbimi dhe
aksesorë origjinalë.
• Parashikoni një saraçineskë mbyllëse përpara
qarkulluesit higjienik Geberit HS01.
• Mos e hiqni baterinë gjatë procesit të shpëlarjes.
Elektrovalvula nuk mbyllet automatikisht nëse
hiqet bateria.
• Mbrojeni nga rrezet direkte të diellit. Rrezet
direkte të diellit mund të çngjyrosin kapakun e
njësisë së komandimit.
Udhëzimet e sigurisë për qarkulluesin
higjienik HS01 me sifon
• Vëreni në punë qarkulluesin higjienik Geberit
HS01 vetëm në pozicionin vertikal.
• Mbërtheni qarkulluesin higjienik Geberit HS01
në mur me 4 vidat e fiksimit.
• Mos montoni asnjë sifon shtesë në linjën e
shkarkimit të ujërave të zeza. Qarkulluesi
higjienik Geberit HS01 ka një sifon të integruar.
• Në rast bllokimi të shkarkimit, mund të rrjedhë
ujë nga shkarkimi i sigurisë i qarkulluesit
higjienik Geberit HS01.
45036003973654923 © 09-2022
970.123.00.0(02)
SQ
231