Makita CV101D Manual De Instrucciones página 100

Ocultar thumbs Ver también para CV101D:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 26
PËRSHKRIMI I PUNËS
Veprimi i çelësit
Për të ndezur jelekun, shtypni dhe mbani butonin e
ndezjes (rreth 1,5 sekonda). Për ta fikur, shtypni dhe
mbani sërish butonin e ndezjes.
Rregullimi i temperaturës
Ka tre cilësime temperature (e lartë, mesatare, e ulët).
Tre drita LED nënkuptojnë që temperatura është caktuar
në "e lartë", dy drita LED "mesatare" dhe një dritë LED "e
ulët".
Kur e ndizni jelekun, temperatura caktohet në "e lartë".
Secila shtypje e butonit të ndezjes kalon përmes
cilësimeve të temperaturës së jelekut.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive (Fig. 2)
(Vetëm për kutitë e baterisë me "B" në fund të numrit të
modelit.)
Shtypni butonin e kontrollit (7) në kapakun e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat e
treguesit (6) ndizen për pak sekonda.
Llambat e treguesit
Të ndezura
Të fikura
SHËNIM:
• Në varësi të kushteve të përdorimit dhe temperaturës
së ambientit, treguesi mund të ndryshojë pak nga
kapaciteti aktual.
MONTIMI
KUJDES:
• Mbani fort mbajtësen e baterisë dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e mbajtëses së baterisë dhe e kutisë
së baterisë mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart
dhe të shkaktojë dëmtim të mbajtëses së baterisë dhe
të kutisë së baterisë, si edhe lëndim personal.
Montimi ose heqja e kutisë së baterisë
nga mbajtësja e baterisë (Fig. 3)
Për të vendosur kutinë e baterisë (10) bashkoni gjuhëzën
e kutisë së baterisë me kanalin në mbajtësen e baterisë
dhe rrëshqiteni në vend. Futeni deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin
e kuq (9) në anën e sipërme të butonit, ajo nuk është
bllokuar plotësisht.
100
Kapaciteti i
mbetur
Duke
pulsuar
75% deri në
100%
50% deri në 75%
25% deri në 50%
0% deri në 25%
Vendoseni gjithmonë kutinë e baterisë plotësisht, derisa
treguesi i kuq të mos shihet. Në të kundërt, ajo mund të
bjerë aksidentalisht nga mbajtësja e baterisë duke ju
lënduar ju ose personat pranë.
Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse kutia
nuk hyn me lehtësi, nuk po e futni siç duhet.
Për ta hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni nga mbajtësja e
baterisë ndërkohë që rrëshqisni butonin (8) në pjesën e
përparme të kutisë.
Montimi i mbajtëses së baterisë në
jelekun me ngrohje (Fig. 4)
Mund ta vendosni mbajtësen e baterisë në xhepin e
mbajtëses së baterisë ose ta varni në rrip.
Në rastin e vendosjes në xhep, lidhni mbajtësen e
baterisë me kabllon elektrike të xhaketës dhe vendoseni
në xhepin e mbajtëses së baterisë.
Në rastin e varjes në rrip, fillimisht kaloni spinën e
xhaketës në vrimën brenda xhepit të mbajtëses së
baterisë dhe lidhni mbajtësen e baterisë me kabllon
elektrike të xhaketës. Më pas vareni mbajtësen e baterisë
në rrip.
Lidhja e pajisjes USB (Fig. 5)
KUJDES:
• Lidhni vetëm pajisje që përputhen me burim energjie
DC 5 V, 2,1 A në folenë USB të furnizimit me energji.
Përndryshe, ajo mund t'i shkaktojë defekt mbajtëses së
baterisë.
Mbajtësja e baterisë (me baterinë) mund të funksionojë si
furnizim i jashtëm me energji për pajisjen USB. Lidhni
kabllon USB (nuk përfshihet) me folenë e furnizimit me
energji të mbajtëses së baterisë. Më pas, lidhni skajin
tjetër të kabllos me pajisjen. Ndizni çelësin pranë folesë
USB. Për lehtësi përdorimi, kablloja USB mund të
vendoset brenda jelekut, duke përdorur vrimën e xhepit
dhe mbajtësen e kabllos.
SHËNIM:
• Përpara se të lidhni pajisjen USB me ngarkuesin,
rezervoni gjithmonë të dhënat e pajisjes USB.
Përndryshe, ka mundësi të humbisni të dhënat.
• Ngarkuesi mund të mos i furnizojë me energji disa
pajisje USB.
• Gjatë kohës që nuk është në përdorim ose pas
ngarkimit hiqni kabllon USB dhe mbyllni kapakun.
• Energjia e baterisë konsumohet kur ndizet çelësi pranë
folesë USB. Fikeni gjithmonë çelësin kur nuk e
përdorni.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues,
alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje,
deformime ose krisje.
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që jeleku të jetë fikur dhe që kutia e
baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni inspektim apo
mirëmbajtje.
Nëse jeleku nuk ndizet ose nëse ka defekt në kutinë
plotësisht të ngarkuar të baterisë, pastroni terminalet e
mbajtëses së baterisë dhe kutinë e baterisë. Nëse jeleku

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Cv101dz3xlDcv200zs

Tabla de contenido