Descargar Imprimir esta página

Karburanti Dhe Rimbushja - Stihl RM 248 T Manual De Instrucciones

Ocultar thumbs Ver también para RM 248 T:

Publicidad

Shqip
– Kur lëshohet doreza e marsheve për kositjen,
motori ndalon.
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt, komponentët mund të
mos funksionojnë më siç duhet, pajisjet e
sigurisë mund të anashkalohen dhe të ketë
rrjedhje karburanti. Personat mund të
lëndohen rëndë apo të vdesin.
► Punoni me korrëse të padëmtuar bari.
► Nëse rrjedh benzinë nga korrësja e barit:
Mos punoni me korrësen e barit dhe vizitoni
shitësin e specializuar të STIHL.
► Mbyllni kapakun e serbatorit.
► Nëse rrjedh vaj motori nga korrësja e barit:
Mos punoni me korrësen e barit dhe vizitoni
shitësin e specializuar të STIHL.
► Mbyllni kapakun e vajit të motorit.
► Nëse korrësja e barit është e ndotur:
Pastrojeni korrësen e barit.
► Mos i modifikoni korrëset e barit dhe
sistemet e tyre të sigurisë.
► Mos e manipuloni korrësen e barit për t'i
ndryshuar fuqinë apo shpejtësinë e motorit.
► Nëse komandat nuk funksionojnë: Mos e
përdorni korrësen e barit.
► Mekanizmat me sustë mund të çlirojnë
energjinë e akumuluar.
► Nëse është kositur dhe bari i prerë duhet
mbledhur në shportën e barit: Shportën për
mbledhjen e barit vareni sipas përshkrimit
në këto udhëzime përdorimi.
► Instaloni vetëm aksesorë origjinalë STIHL
për këtë korrëse bari.
► Instaloni thikën sipas përshkrimit në këtë
manual.
► Instaloni aksesorët sipas përshkrimit në
këto udhëzime përdorimi ose në udhëzimet
e përdorimit të aksesorëve.
► Mos vini sende në vrimat e korrëses së
barit.
► Ndërrojeni në rast konsumi apo shenjash
dëmtimi.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6.2
Thika
Thika është në gjende të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Thika dhe aksesorët janë të padëmtuar.
– Thika nuk është e deformuar.
– Thika është e montuar siç duhet.
– Thika është e mprehur siç duhet.
– Thika nuk ka pjesë të ngrëna.
– Thika është e drejtpeshuar.
310
– Nuk tejkalohen trashësia minimale dhe
gjerësia minimale e thikës,
– Ruhet këndi i mprehjes,
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt pjesë të thikës mund të
lirohen dhe të flaken përreth. Mund të
lëndohen njerëzit.
► Punoni me thikë dhe aksesorë të
padëmtuar.
► Vendosini thikat saktë.
► Mprehini thikat saktë.
► Nëse arrihet trashësia minimale dhe
gjerësia minimale: Ndërrojeni thikën.
► Kryejeni balancimin e thikës te shitësi i
STIHL.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.7

Karburanti dhe rimbushja

PARALAJMËRIM
■ Karburanti i përdorur për këtë korrëse bari
është benzina. Benzina është tepër e
ndezshme. Nëse benzina bie në kontakt me
flakë të lira apo sende të nxehta, mund të
shkaktojë zjarre apo shpërthime. Njerëzit
mund të lëndohen rëndë apo të vdesin, si dhe
mund të ndodhë dëmtim i pronës.
► Mbrojeni benzinën nga nxehtësia dhe zjarri.
► Mos e derdhni benzinën.
► Nëse ju derdhet benzina: Fshijeni benzinën
me një leckë dhe provoni ta ndizni motorin
vetëm pasi të jenë tharë të gjitha pjesët e
korrëses së barit.
► Mos pini duhan.
► Mos rimbushni karburant pranë ndonjë
zjarri.
► Fikeni motorin dhe lëreni të ftohen para se
ta rimbushni.
► Nëse duhet të zbrazni serbatorin: Bëjeni
këtë gjë jashtë.
► Ndizeni motorin të paktën 3 m nga vendi i
rimbushjes.
► Mos e mbani kurrë korrësen e barit me
benzinë në serbator brenda një ndërtese.
■ Thithja e avujve të benzinës mund të helmojë
njeriun.
► Mos i thithni avujt e benzinës.
► Rimbusheni në një vend të mirajruar.
■ Korrësja e barit nxehet gjatë punës. Benzina
bymehet dhe mund të ketë mbipresion në
serbator. Kur hapet kapaku i serbatorit, mund
të dalin stërkala benzine. Dalja e benzinës me
stërkala mund të sjellë ndezjen e saj.
Përdoruesi mund të lëndohet rëndë.
4 Udhëzime sigurie
19.2.
19.2.
0478-111-9848-B

Hide quick links:

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Rm 253 tRm 248Rm 253