Samsung SM-R180 Manual Del Usuario página 22

Ocultar thumbs Ver también para SM-R180:
Tabla de contenido

Publicidad

Mos e lejoni portën e karikimit dhe anën e vogël të karikuesit
që të bien në kontakt me materiale përçuese, si lëngje, pluhur
metalik, dhe maja lapsi. Mos e prekni portën e karikuesit
me mjete të mprehta ose mos i shkaktoni goditje portës së
karikuesit
Materialet përçuese mund të shkaktojnë një qark të shkurtër ose
gërryerje të terminaleve, të cilat mund të rezultojnë në shpërthim
ose zjarr.
Kur përdorni karikuesin me valë, mos vendosni materiale të
huaja si objekte metalike, magnete dhe karta me shirit magnetik
midis pajisjes dhe karikuesit me valë
Pajisja mund të mos karikohet mirë ose të nxehet tepër.
Mos e kafshoni ose thithni pajisjen ose baterinë
• Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pajisjen ose të shkaktoni
shpërthim ose zjarr.
• Fëmijët ose kafshët mund të gëlltitin pjesë të vogla.
• Nëse pajisja përdoret nga fëmijë, sigurohuni se po e përdorin
atë siç duhet.
Mos futni pajisjen apo aksesorë të furnizuar në sy, veshë, ose
gojë
Duke bërë kështu ju mund të shkaktoni asfiksi apo dëmtime
serioze.
Mos përdorni bateri me jone litiume (Li-Ion), të cilat janë të
dëmtuara ose me rrjedhje
Për hedhjen në mënyrë të sigurt të baterisë Li-Ion, kontaktoni me
qendrën e shërbimit të autorizuar më të afërt.
Shqip
21

Hide quick links:

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido