• Produkti i ri mund të jetë më i gjerë se ai i mëparshmi. Frigoriferët më të mëdhenj punojnë
për një kohë më të gjatë.
• Temperatura e dhomës mund të jetë e lartë. >>>Është normale që produkti të punojë për
periudha më të gjata në ambient të ngrohtë.
• Frigoriferi mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jetë i mbushur me ushqime.
>>>Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më
shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. Kjo është normale.
• Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi. >>>Mos
vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
• Dyert mund të hapen shpesh ose të lihen pak hapur për një kohë të gjatë. >>>Ajri i
ngrohtë që ka hyrë në frigorifer bën që frigoriferi të punojë për periudha më të gjata. Mos i
hapni dyert shpesh.
• Dera e ndarjes të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë lënë pak hapur. >>>Kontrolloni nëse
dyert janë mbyllur plotësisht.
• Frigoriferi është rregulluar në një temperaturë shumë të ulët. >>>Rregulloni temperaturën e
frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe prisni derisa të arrihet temperatura.
• Gomina e derës të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë ndotur, konsumuar, çarë ose të mos
jetë izoluar mirë. >>>Pastroni ose ndërroni gominën. Gominat e dëmtuara/çara bëjnë që
frigoriferi të punojë më gjatë për të ruajtur temperaturën aktuale.
Temperatura e ngrirësit është shumë e ulët ndërsa temperatura e frigoriferit është e
mjaftueshme.
• Temperatura e ngrirësit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni
temperaturën e ngrirësit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni.
Temperatura e frigoriferit është shumë e ulët ndërsa temperatura e ngrirësit është e
mjaftueshme.
• Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni
temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni.
Ushqimet që mbahen në sirtarët e ndarjes të frigoriferit kanë ngrirë.
• Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Rregulloni
temperaturën e frigoriferit në një vlerë më të ulët dhe kontrolloni.
Temperatura në frigorifer ose ngrirës është shumë e lartë.
44
SQ