A 1.6 - Siguria Gjatë Përdorimit - Beko GNE60531XN Manual Del Usuario

Ocultar thumbs Ver también para GNE60531XN:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 73
Udhëzimet për sigurinë dhe mjedisin
distancat minimale të mëposhtme nga burimi i
nxehtësisë:
- Minimumi 30 cm larg nga burimet e
nxehtësisë si vatrat e sobave, furrat, njësitë
ngrohëse ose sobat,
- Minimumi 5 cm larg furrave elektrike.
Kategoria e mbrojtjes për produktin tuaj është
lloji I. Lidheni produktin me një prizë me tokëzim
që përputhet me vlerat e tensionit, rrymës dhe
frekuencës të deklaruara në etiketën për llojin
e produktit. Priza duhet të jetë e pajisur me një
automat 10 A - 16 A. Kompania jonë nuk do të
jetë përgjegjëse për dëmet që do të lindin kur
produkti të përdoret pa një lidhje elektrike me
tokëzim në përputhje me rregulloret lokale dhe
kombëtare.
Produkti nuk duhet të jetë në prizë gjatë instali-
mit. Në rast të kundërt, ekziston rreziku i goditjes
elektrike dhe lëndimeve!
Mos e vendosni spinën e produktit në priza që
janë të lirshme, jo në vendin e duhur, të thyera,
të papastra, me yndyrë ose që mund të bien në
kontakt me ujin.
Shtrijini tubat dhe kabllon elektrike (nëse ka)
të produktit tuaj në mënyrë të tillë që të mos
shkaktojnë rrezik për t'u penguar.
Ekspozimi i kabllos elektrike ose pjesëve me
energji elektrike ndaj lagështisë mund të
shkaktojë qark të shkurtër. Për këtë arsye, mos
e instaloni produktin në vende të tilla si garazhe
ose dhoma lavanderie ku lagështia është e lartë
ose mund të ketë spërkatje uji. Nëse frigoriferi
laget me ujë, hiqeni nga priza dhe telefononi
agjentin e autorizuar të shërbimit.
Mos e lidhni asnjëherë frigoriferin tuaj me pajisje
për kursimin e energjisë. Sisteme të tilla janë të
dëmshme për produktin tuaj.
A
1.6 - Siguria gjatë përdorimit
Mos përdorni asnjëherë tretës kimikë në pro-
dukt. Ekziston rreziku i shpërthimit!
Nëse produkti ka defekte, hiqeni nga priza dhe
mos e përdorni deri sa të riparohet nga agjenti i
autorizuar i shërbimit. Ekziston rreziku i goditjes
elektrike!
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
Mos i vendosni burimet e flakëve (qirinj të nde-
zur, cigare etj.) mbi ose në afërsi të produktit.
Mos u ngjitni mbi produkt. Ekziston rreziku i
rënies dhe dëmtimit tuaj!
Mos i dëmtoni tubat e sistemit të ftohjes me ob-
jekte të mprehta ose depërtuese. Lëngu ftohës
që mund të rrjedhë jashtë kur shpohen tubat
e lëngut ftohës, zgjatimet e tubave ose veshjet
e sipërfaqes mund të shkaktojë acarime të
lëkurës dhe lëndime të syve.
Nëse nuk rekomandohet nga prodhuesi, mos
vendosni ose përdorni pajisje elektrike brenda
në frigorifer/ngrirësin me ngrirje të thellë.
Kini kujdes që të mos kapni duart ose ndonjë
pjesë tjetër të trupit tuaj në pjesët lëvizëse bren-
da në frigorifer. Tregoni kujdes që të mos i kapni
gishtat midis derës dhe frigoriferit. Kini kujdes
kur hapni dhe mbyllni derën, sidomos nëse ka
fëmijë përreth.
Mos hani asnjëherë akullore, kuba akulli ose
ushqime të ngrira menjëherë pasi t'i keni hequr
nga frigoriferi. Ekziston rreziku i djegies nga të
ftohtit!
Kur duart tuaja janë të lagura, mos prekni muret
e brendshme, pjesët metalike të ngrirësit ose
ushqimet e ruajtura në të. Ekziston rreziku i dje-
gies nga të ftohtit!
Mos vendosni kanaçe ose shishe me pije të ga-
zuara ose lëngje të ngrira në ndarjen e ngrirësit.
Kanaçet dhe shishet mund të shpërthejnë.
Ekziston rreziku i lëndimit dhe dëmtimit të ma-
terialeve!
Mos vendosni ose përdorni spraje të ndezshme,
materiale të ndezshme, akull të thatë, substan-
ca kimike ose materiale të ngjashme të ndjesh-
me ndaj nxehtësisë pranë frigoriferit. Ekziston
rreziku i zjarrit dhe shpërthimit!
Mos i ruani materialet shpërthyese që
përmbajnë materiale të ndezshme, si kanaçe
aerosol, në produktin tuaj.
Mos vendosni enë të mbushura me lëngje mbi
produkt. Spërkatjet e ujit mbi një pjesë elektrike
mund të shkaktojnë goditje elektrike ose rrezik
nga zjarri.
Ky produkt nuk është planifikuar për ruajtjen e
ilaçeve, plazmës së gjakut, preparateve labora-
torike ose substancave të ngjashme mjekësore
dhe produkteve që janë objekt i Direktivës për
produktet mjekësore.
5 / 32 SQ

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido