Descargar Imprimir esta página

Skil 1310 Manual Original página 210

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 67
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Mbajini gjithmonë të pastra pajisjen dhe kordonin
(sidomos vrimat e ajrimit në anën e pasme të kasës së
motorit)
Kryeni kontrolle të rregullta për t'u siguruar që mbrojtësja
e poshtme punon si duhet. Pastroni mbrojtësen e
poshtme nga tallashi i mbledhur me një pecetë të njomë.
! shkëputni spinën para pastrimit
- ngrijeni mbrojtësen e poshtme në pozicionin plotësisht
të hapur dhe lirojeni atë; nëse nuk mbyllet menjëherë
dhe plotësisht, duhet të kontrollohet nga një qendër e
shërbimit pas shitjes për veglat elektrike të SKIL
Pastroni lamën e sharrës menjëherë pas përdorimit
(veçanërisht nga ngjitësi me përzierje apo i thjeshtë)
! thika e sharrës nxehet shumë gjatë përdorimit;
mos e prekni para se të jetë ftohur
Pastroni dritën e lazerit AC me një furçë të butë pas çdo
përdorimi për të siguruar një dukshmëri të mirë të vijës
së lazerit (sigurohuni që të mos e ndryshoni vendosjen
e lazerit)
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 6 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA
Matur në përputhje me EN 62841, niveli i presionit të
tingullit të kësaj vegle është 100,0 dB (A) dhe niveli i
fuqisë së tingullit 109,5 dB (A) (pasiguria K = 3 dB)
Niveli i emetimit të zhurmës është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj zhurmës
kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të
rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
210

Publicidad

loading