• Zëvendësimi i diskut të smerilit !
! hiqeni spinën
! përdorni vetëm disqe smerili me një shpejtësi të
lejuar që përshtatet të paktën me shpejtësinë më
të lartë pa ngarkesë të pajisjes
! përdorni vetëm me disqe smerili origjinale nga
SKIL me një trashësi maksimale prej 20 mm dhe
një diametër të vrimës së boshtit prej 16 mm
- hiqni kapakun mbrojtës G duke liruar (jo hequr) 3
vidhat B
- zhvidhosni dadon shtrënguese H me një çelës 19
- hiqni fllanxhën shtrënguese J dhe diskun e smerilit
- për të montuar një disk smerili të ri, ndiqni rendin e
kundërt
! kryeni një test tingulli në diskun e ri të smerilit
dhe provojeni duke e vënë në punë pa ngarkesë
për të paktën 5 mninuta (qëndroni jashtë zonës
së rrezikut)
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Mbajini gjithmonë të pastër pajisjen dhe kordonin
• Mbroni veglën nga goditjet, përplasjet ose grasoja
• Mbajini disqet e smerilit në një vend të thatë ku
temperatura është sa më konstante
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 6 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA
• E matur në përputhje me EN 62841, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 89,0 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 98,5 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB)
97