ta rregullojnë, as ta pastrojnë ose të kryejnë mirëmbajtjen e saj.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe
nga personat që u mungon eksperienca dhe njohuritë ose nga
personat me aftësi fizike, ndjeshmëri ose aftësi mendore të
reduktuara, nëse ata janë trajnuar ose mbikëqyren gjatë përdorimit
të pajisjes në mënyrë të sigurt dhe i dinë rreziqet që mund të
përmbajnë. Fëmijët nuk duhet
të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet të kryhet nga fëmijë të cilët nuk kanë mbushur moshën 8 vjeç
e lart dhe nëse nuk janë të mbikëqyrur.
Kjo pajisje nuk është parashikuar të përdoret nga personat (përfshi
dhe fëmijët) me aftësi fizike, ndjeshmëri ose aftësi mendore të
reduktuar, ose nga persona që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
përveç rastit kur ata janë nën mbikëqyrje ose kanë marrë udhëzime
rreth përdorimit të pajisjes nga një person i përgjegjshëm për
sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar se ata nuk luajnë me
pajisjen.
Mos e vendosni pajisjen tuaj poshtë prizës në mur.
Mos e përdorni këtë pajisje afër një vaske, dushi, lavamani ose pishine.
Mos lejoni kurrë që uji të futet në pajisje.
Mos prekni pajisjen me duar të lagura.
Mos e përdorni pajisjen tuaj afër objekteve dhe produkteve që marrin
flakë dhe në përgjithësi, respektoni një distancë minimale prej 1 m
ndërmjet pajisjes suaj dhe çdo objekti (mur, perde, aérosol etj.).
Mos e përdorni këtë pajisje ngrohëse si aparat për kontrollin e
temperaturës, programues kohe, kohëmatës ose si ndonjë pajisje
tjetër qe e ndez pajisjen automatikisht, sepse ekziston rreziku i zjarrit
nëse pajisja ngrohëse mbulohet ose vendoset në mënyrë të pasaktë.
Kujdes: disa pjesë të kësaj pajisjeje mund të ngrohen shumë dhe të
shkaktojnë djegie. Kur ka fëmijë ose persona vunerabël kërkohet një
mbikëqyrje e veçantë e ambientit.
Mos provoni ta prekni pjesën ndriçuese gjatë funksionimit të saj (kjo
pjesë arrin temperatura të larta që mund të shkaktojnë djegie të
rënda). Rekomandohet të prisni 15 minuta pas fikjes së pajisjes para
se ta prekni.
Hiqeni nga priza dhe lëreni pajisjen të ftohet përpara se ta vendosni
diku ose përpara çdo veprimi mirëmbajtjeje.
94