Rowenta DUALIO Manual Del Usuario página 95

Ocultar thumbs Ver también para DUALIO:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 21
Nëse kablloja ushqyese është dëmtuar, ajo duhet të zëvendësohet
nga prodhuesi, shërbimi pas shitjes ose nga një person i kualifikuar
me qëllim që të shmangen rreziqet.
Për sigurinë tuaj, kjo pajisje është në përputhje me normat dhe rregulloret e zbatueshme (direktivat
për tensionin e ulët, përputhshmërinë elektromagnetike, mjedisin).
Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak. Pra, ajo nuk mund të përdoret për
përdorim industrial.
Hapeni komplet kordonin para çdo përdorimi.
Mos e vini pajisjen në funksionim në një ambient me pluhur ose në një ambient ku ka rrezik zjarri.
Mos fusni kurrë objekte brenda pajisjes (p.sh gjilpëra).
Mos përdorni zgjatues elektrik.
Pajisja duhet të vendoset në mënyrë të tillë që priza të jetë afër.
Mos e vini kurrë kordonin elektrik mbi pjesën ndriçuese kur është akoma e ngrohtë.
Garancia bëhet e pavlefshme në rast dëmtimesh që rezultojnë nga keqpërdorimi.
FUNKSIONIMI
Instalimi elektrik i pjesës, instalimi i pajisjes dhe përdorimi i saj duhet të jetë në përputhje me rregulloret në fuqi
në vendin tuaj.
Përpara përdorimit të parë, verifikoni që tensioni, frekuenca dhe fuqia e pajisjes suaj të jetë e përshtatshme për
rrjetin tuaj elektrik.
Pajisja juaj mund të lidhet me një prizë me tokëzues. Ajo është një pajisje e klasit I.
Sigurohuni që përpara vënies në pune të pajisjes:
• Këmbët e pajisjes të jenë vendosur në mënyrë të saktë (shikoni fig. 4,5,6);
• Grilat e hyrjes dhe të daljes së ajrit të jenë plotësisht të hapura;
• Pajisja të jetë e vendosur mbi një mbajtëse horizontale dhe të palëvizshme dhe mbi këmbët e veta;
• Tubat e pjesës ndriçuese të mos jenë të plasaritura ose të thyera.
Në rast mungese të gjatë: fikni dhe hiqni pajisjen nga priza.
SHËNIM: Në rast ngrohjeje anormale, një pajisje sigurie automatike e ndërpret funksionimin e pajisjes dhe pastaj
e rivendos në punë pas ftohjes. Nëse defekti vazhdon ose përkeqësohet, një siguresë termike e fik përfundimisht
pajisjen: më pas ajo duhet të dërgohet në një qendër servisi të autorizuar.
Në rast përmbysjeje, një sistem sigurie ndërpret automatikisht funksionimin e pajisjes. Rivendoseni pajisjen në
pozicion vertikal dhe ajo do të fillojë të punojë.
PËRDORIMI NË TUALET (mbrojtja nga uji)
Ndërtimi i kësaj pajisjeje "IP21" mundëson përdorimin e saj në të gjitha ambientet e shtëpisë, përfshirë dhe ato
ku ka rrezik që uji të bjerë vertikalisht (kuzhinë, tualet etj.).
Në Francë, norma NFC15100 përcakton rregullat e sigurisë së instalimit. Ato përcaktojnë 4 vëllime në tualet.
Kjo pajisje duhet të instalohet vetëm në vëllimin 3 të një pjese të tillë, me qëllim që butonat e komandimit të
mos preken nga personi që përdor vaskën ose dushin.
Instalimi elektrik i pjesës, instalimi i pajisjes dhe përdorimi i saj duhet të jenë në përputhje me rregulloret
në fuqi në vendin tuaj.
AL
95

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Ir5010f1

Tabla de contenido