Descargar Imprimir esta página

Mirëmbajtja; Shënime Për Pastrimin; Ndërrimi I Filtrit Pastër Dhe Freskët (Opsional) - LG GSX961NSAZ Manual Del Propietário

Ocultar thumbs Ver también para GSX961NSAZ:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 289
MIRËMBAJTJA
Shënime për pastrimin
• Kur hiqni një raft ose sirtar nga brenda pajisjes,
hiqni të gjitha ushqimet e vendosura nga rafti ose
sirtari për të parandaluar lëndimet ose dëmtimet
në pajisje.
− Përndryshe, mund të ndodhin lëndime për shkak
të peshës të ushqimeve të vëna.
• Nëse pastroni hapësirat e jashtme të ajrimit të
pajisjes duke përdorur fshesë me korrent, atëherë
duhet të hiqet kodroni i energjisë nga priza për
të shmangur çdo shkarkesë statike që mund të
dëmtojë pjesët elektronike ose të shkaktojë goditje
elektrike.
• Nxirrini raftet dhe sirtarët dhe lajini me ujë dhe
pastaj thajini mirë para se t'i vendosni përsëri.
• Fshijeni rregullisht gominën e derës me një leckë
të butë të njomë.
• Spërkatjet dhe njollat e koshit të derës duhet të
pastrohen pasi mund të komprometojnë aftësinë
ruajtëse të koshit dhe mund të dëmtohet.
• Pas pastrimit, kontrolloni nëse është dëmtuar,
gërryer ose nuk është futur mirë kablli i energjisë.
• Mbajini të pastra hapësirat e ajrimit jashtë pajisjes.
− Hapësirat e ajrimit të bllokuara mund të
shkaktojnë zjarr ose dëmtim të pajisjes.
• Lustrimi sipërfaqeve metalike të jashtme të lyera
ndihmon në parandalimin e gërryerjes. Mos
i lustroni pjesët plastike. Lustrojini sipërfaqet
metalike të paktën dy herë në vit me një pastë
pajisjesh (ose pastë makinash). Aplikojeni pastën
me një leckë të pastër, të butë.
• Për pjesën e jashtme të pajisjes, përdorni një
sfungjer të pastër ose leckë të butë dhe detergjent
të butë me ujë të ngrohtë. Mos përdorni pastrues
gërryes ose të fortë. Thajeni mirë me leckë të butë.
• Mos i pastroni asnjëherë raftet ose mbajtëset në
lavastovilje.
− Pjesët mund të deformohen për shkak të
nxehtësisë.
• Nëse pajisja ka një llambë LED, mos e hiqni
kapakun e llambës në ndonjë provë për të riparuar
ose rregulluar. Ju lutem kontaktoni një qendër
informacioni për klientin të LG Electronics.
Ndërrimi i filtrit Pastër dhe
Freskët (Opsional)
Për të ruajtur performancën e filtrit Pastër dhe
Freskët, nëse shfaqet një mesazh që tregon
ndërrimin e filtrit, ndërrojeni filtrin sa më shpejt të
jetë e mundur.
1
Nëse ndizet ikona Replace në panelin e
kontrollit, ndërroni filtrin Pastër dhe Freskët.
2
Kapeni dhe nxirreni kapakun e filtrit Pastër dhe
Freskët duke e rrotulluar në drejtim të kundërt të
akrepave të orës.
3
Nxirreni filtrin brenda kapakut të filtrit Pastër dhe
Freskët dhe ndërrojeni me filtër të ri.
SQ
37

Publicidad

loading