Mirëmbajtja; Shënime Për Pastrimin; Pastrimi I Koshit Të Derës - LG GBB72PZEXN El Manual Del Propietario

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 205
MIRËMBAJTJA
Shënime për pastrimin
• Kur hiqni një raft ose sirtar nga brenda
pajisjes, hiqni të gjitha ushqimet e vendosura
nga rafti ose sirtari për të parandaluar
lëndimet ose dëmtimet në pajisje.
− Përndryshe, mund të ndodhin lëndime për
shkak të peshës të ushqimeve të vëna.
• Nëse pastroni hapësirat e jashtme të ajrimit të
pajisjes duke përdorur fshesë me korrent,
atëherë duhet të hiqet kodroni i energjisë nga
priza për të shmangur çdo shkarkesë statike
që mund të dëmtojë pjesët elektronike ose të
shkaktojë goditje elektrike.
• Nxirrini raftet dhe sirtarët dhe lajini me ujë
dhe pastaj thajini mirë para se t'i vendosni
përsëri.
• Fshijeni rregullisht gominën e derës me një
leckë të butë të njomë.
• Spërkatjet dhe njollat e koshit të derës duhet
të pastrohen pasi mund të komprometojnë
aftësinë ruajtëse të koshit dhe mund të
dëmtohet.
• Pas pastrimit, kontrolloni nëse është dëmtuar,
gërryer ose nuk është futur mirë kablli i
energjisë.
• Mbajini të pastra hapësirat e ajrimit jashtë
pajisjes.
− Hapësirat e ajrimit të bllokuara mund të
shkaktojnë zjarr ose dëmtim të pajisjes.
• Lustrimi sipërfaqeve metalike të jashtme të
lyera ndihmon në parandalimin e gërryerjes.
Mos i lustroni pjesët plastike. Lustrojini
sipërfaqet metalike të paktën dy herë në vit
me një pastë pajisjesh (ose pastë makinash).
Aplikojeni pastën me një leckë të pastër, të
butë.
• Kur pastroni brenda ose jashtë pajisjes, mos
e fshini atë me furçë të ashpër, pastë
dhëmbësh, apo materiale që mund të ndizen.
Mos përdorni agjentë pastrimi që përmbajnë
substanca të ndezshme.
− Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose
dëmtimin e pajisjes.
− Substancat e ndezshme: alkool (etanol,
metanol, alkool izopropil, alkool izobutil, etj),
hollues, zbardhues, benzen, lëng i
djegshëm, abraziv, etj
• Për pjesën e jashtme të pajisjes, përdorni një
sfungjer të pastër ose leckë të butë dhe
detergjent të butë me ujë të ngrohtë. Mos
përdorni pastrues gërryes ose të fortë.
Thajeni mirë me leckë të butë.
• Mos i pastroni asnjëherë raftet ose mbajtëset
në lavastovilje.
− Pjesët mund të deformohen për shkak të
nxehtësisë.
• Nëse pajisja është e pajisur me një llambë
LED, mos e hiqni kapakun e llambës dhe
llambën LED në përpjekje për ta riparuar ose
rregulluar. Ju lutem kontaktoni një qendër
informacioni për klientin të LG Electronics.
Pastrimi i koshit të derës
Heqja e koshit të derës së
frigoriferit
Mbajini të dy skajet e koshit dhe hiqeni atë
duke e ngritur lart.
Rimontimi i koshit të derës të
frigoriferit
1
Mbajini të dy skajet e koshit të derës,
shtyni lehtësisht njërin skaj për ta montuar
dhe pastaj në të njëjtën mënyrë montoni
skajin tjetër.
SQ
27

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Este manual también es adecuado para:

Gbb61pzhznGbb62pzgfnGbb72pzdfn

Tabla de contenido