Siguria Funksionale - Beko GN162341XBN Guia Del Usuario

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 604
Udhëzimet për sigurinë
energjisë mund të rritet dhe mund të
ndodhin dëmtime të produktit tuaj.
Mos e lidhni produktin me sistemet
e furnizimit me energji si ato të
energjisë diellore. Në rast të kundërt,
mund të ndodhin dëmtime të
produktit tuaj si rezultat i lëkundjeve
të menjëhershme të voltazhit!
Sa më shumë lëng ftohës të ketë
në një frigorifer, aq më e madhe
duhet të jetë dhoma e montimit. Në
dhoma shumë të vogla, në rast të
një rrjedhjeje të gazit në sistemin e
ftohjes mund të shfaqet një përzierje
e djegshme e gazit me ajrin. Për çdo 8
gramë lëng ftohës kërkohet të paktën
1 m3 vëllim. Sasia e lëngut ftohës
të disponueshëm në produktin tuaj
është e specifikuar në etiketën e tipit
të produktit.
Vendi i montimit të produktit nuk
duhet të jetë i ekspozuar ndaj dritës
së drejtpërdrejtë të diellit dhe nuk
duhet të jetë në afërsi të burimeve të
nxehtësisë si furrat, radiatorët etj.
Nëse nuk mund ta parandaloni montimin e
produktit në afërsi të një burimi nxehtësie, duhet
të përdorni një pllakë të përshtatshme izolimi dhe
distanca minimale me burimin e nxehtësisë duhet
të jetë siç specifikohet më poshtë.
- Të paktën 30 cm larg nga burimet e
nxehtësisë si furrat, njësitë ngrohëse dhe
kaloriferët etj.
- Dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
Produkti juaj ka klasën e mbrojtjes I.
Vendoseni produktin në një prizë me
tokëzim që është në përputhje me
vlerat e voltazhit, rrymës elektrike
dhe frekuencës të specifikuara
në etiketën e tipit të produktit.
Priza duhet të jetë e pajisur me
një siguresë me masë 10 A - 16
A. Kompania jonë nuk do të jetë
përgjegjëse për dëmtimet që do të
Frigorifer / Manuali i përdorimit
shkaktohen si rezultat i përdorimit
të produktit pa u siguruar që lidhjet
elektrike dhe të tokëzimit të jenë
kryer sipas rregulloreve lokale ose
kombëtare.
Kablloja elektrike e produktit duhet
të hiqet nga priza gjatë montimit.
Në rast të kundërt, ekziston rreziku
i goditjeve elektrike dhe i lëndimeve
personale!
Mos e vendosni produktin në priza të liruara,
të thyera, të papastra, me yndyrë, në priza që
kanë dalë nga vendi ose priza që rrezikojnë të
bien në kontakt me ujin.
Vendosini kordonin elektrik dhe tubat e
produktit (nëse ka) në mënyrë të tillë që të mos
paraqesin rrezik për t'u penguar.
Depërtimi i lagështisë te pjesët që kanë
elektricitet ose te kordoni elektrik mund të
shkaktojë qark të shkurtër. Për këtë arsye, mos
e përdorni produktin në ambiente me lagështi
ose në zona ku mund të ketë spërkatje uji (p.sh.
garazhe, dhoma për larjen e rrobave etj.). Nëse
frigoriferi laget me ujë, hiqeni nga priza dhe
kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
Mos e lidhni frigoriferin me pajisje për kursimin
e energjisë. Këto sisteme janë të dëmshme për
produktin.

1.6 Siguria funksionale

Mos përdorni hollues kimikë mbi produkt. Këto
materiale përbëjnë rrezik shpërthimi.
Në rast defekti të produktit, hiqeni nga priza
dhe mos e përdorni deri sa të riparohet nga
shërbimi i autorizuar. Ekziston rreziku i goditjes
elektrike!
Mos vendosni një burim flakësh (p.sh. qirinj,
cigare etj.) mbi produkt ose në afërsi të tij.
Mos qëndroni mbi produkt. Rrezik rrëzimi dhe
lëndimi personal!
Mos shkaktoni dëmtime të tubave të sistemit
të ftohjes me mjete të mprehta ose shpuese.
Lëngu ftohës që del në rast se shpohen tubat
e gazit, tubat zgjatues ose veshjet e sipërme të
sipërfaqes mund të shkaktojë acarim të lëkurës
dhe lëndime të syve.
5 / 36 SQ

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Este manual también es adecuado para:

Gn162341xbrn

Tabla de contenido