Mënjanimi; Asistenca Dhe Garancia - Imetec 7789 Instrucciones De Uso

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles

Idiomas disponibles

Ambalazhi i produktit është i përbërë nga materiale të riciklueshëm. Mënjanojeni ambalazhin në
përputhje me rregulloret në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.
Në bazë të direktivës 2012/19/BE për mbeturinat e aparateve elektrike dhe elektronike (WEEE),
simboli i kutisë së shënuar mbi aparat ose mbi kutinë e saj tregon që produkti në fund të
jetëgjatësisë së tij duhet të mblidhet në mënyrë të ndarë nga mbeturinat e tjera.
Veç kësaj, përdoruesi duhet ta dorëzojë pajisjen që do mënjanojë, pranë qendrave të grumbullimit
të diferencuar të mbeturinave elektrike dhe elektronike. Si alternativë, në vend të kujdeset vetë për
mënjanimin e pajisjes. përdoruesi mund ta dorëzojë pajisjen tek shitësi, në momentin e blerjes së një
pajisjeje të re të të njëjtit tip. Përdoruesi mund t'i dorëzojë gjithashtu produktet elektronike me madhësi
më të vogël se 25 cm tek shitësit e produkteve elektronike që kanë një sipërfaqe shitjesh prej të paktën
400 m², pa pagesë dhe pa detyrim blerjeje. Mbledhja e duhur e diferencuar për rindezjen e mëtejshme te
aparatit që do të riciklohet, trajtohet dhe eliminohet në respektim të ambientit, kontribuon në shmangien
e efekteve të mundshme negative për ambientin dhe mbi shëndetin dhe ripërdorimin ose riciklimin e
materialeve me të cilat përbëhet aparati.
Pajisja ka një garanci për një periudhë 2 vjeçare nga data e dorëzimit tek klienti. Vërtetohet nga data e
vendosur mbi etiketa/fatura (nëse lexohet qartësisht), vetëm nëse blerësi nuk provon që dorëzimi është
kryer më vonë. Në rast defekti të produktit para datës së dorëzimit, garantohet riparimi ose ndërrimi
i pajisjes pa shpenzime, duke përjashtuar vetëm nëse një nga zgjidhjet rezulton e tepërt ndaj tjetrës.
Blerësi ka detyrimin të denoncojë tek një Qendër Asistence të autorizuar, defektin e përputhshmërisë
brenda dy muajsh nga zbulimi i vetë defektit.
Kjo garanci nuk mbulon defektet ose dëmtimet e pjesëve, shkaktuar nga:
a. dëme nga transporti ose rënia aksidentale e produktit përtokë,
b. instalimi i gabuar ose papërshtatshmëria e sistemit elektrik,
c. riparimet ose ndryshimet e kryera nga persona të paautorizuar,
d. mirëmbajtja dhe pastrimi i pamjaftueshëm ose i pasaktë,
e. konsum normal i pajisjes dhe/ose pjesëve të saj dhe pjesëve të konsumueshme,
f.
mosrespektimit të udhëzimeve për funksionimin e aparatit, neglizhencës ose mosmirëmbajtje në
përdorim,
g. mbushja e pajisjes ose përdorimi i saj me ushqime që janë shprehimisht të ndaluara në udhëzime
(ushqime të forta, të nxehta të thata, etj.),
h. përdorimi me sasi ushqimesh më të mëdha se sa është dhënë tek udhëzimet,
vendosja e gabuar e thikave ose aksesorëve,
i.
j.
përdorimi duke tejkaluar afatet e këshilluara kohore,
k. futja aksidentale e lëngjeve në bazën e motorit, shkaktuar nga keqpërdorimi,
l.
një kabëll i përdredhur ose shumë i përthyer, për shkak të neglizhencës
Lista e mësipërme është vetëm një thjeshtësim dhe jo e plotë, sepse kjo garanci është gjithashtu e
përjashtuar për të gjitha ato rrethana që nuk mund të jenë rrjedhojë e defekteve të prodhimit të pajisjes.
Garancia do të zhvlerësohet nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme dhe nëse përdoret
profesionalisht. Prodhuesi nuk mund të mbajë asnjë përgjegjësi për dëmtime të mundshme direkte
ose indirekte të pronës ose për lëndime të njerëzve ose kafshëve shtëpiake si rrjedhojë e mosndjekjes
së udhëzimeve të dhëna në këtë manual, për instalimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes. Kjo
garanci nuk ndikon në garancinë në fuqi të dhënë nga shitësi.
MËNJANIMI

ASISTENCA DHE GARANCIA

SQ
29

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido