Përdorimi i produktit
5.14. Icematic dhe kutia
e ruajtjes së akullit
(Opsionale)
Mbusheni Icematic me ujë dhe vendoseni në
vendin përkatës. Akulli do të jetë gati pas afro
dy orësh. Mos e hiqni Icematic për të marrë
akull.
Rrotulloni butonat në kutitë e akullit në të
djathtë me 90°; akulli do të bjerë poshtë në
kutinë e ruajtjes së akullit. Më pas mund
ta nxirrni kutinë e ruajtjes së akullit dhe të
përdorni akullin.
C
Kutia e ruajtjes së akullit përdoret
vetëm për ruajtjen e akullit. Mos e
mbushni me ujë. Kjo gjë mund të
shkaktojë thyerjen e saj.
5.15. Prodhuesi i akullit
(Opsionale)
Prodhuesi i akullit ndodhet në pjesën e sipërme të
kapakut të ngrirësit.
Mbani dorezat në anë të rezervuarit të akullit dhe
lëvizeni lart për ta hequr.
Hiqni kapakun dekorativ të prodhuesit të akullit
duke e lëvizur lart.
FUNKSIONIMI
Për të hequr rezervuarin e akullit
Mbajeni rezervuarin e ruajtjes së akullit nga dorezat
dhe më pas lëvizeni lart dhe tërhiqeni rezervuarin e
ruajtjes së akullit. (Figura 1)
Për të montuar rezervuarin e akullit
Mbajeni rezervuarin e akullit nga dorezat, lëvizeni lart
në një kënd për të vendosur anët e rezervuarit te foletë
përkatëse dhe sigurohuni që kunja e zgjedhjes së
akullit të montohet si duhet. (Figura 2)
Shtypeni mirë poshtë deri sa të mos ketë hapësirë të
mbetur mes rezervuarit dhe pjesës plastike të derës.
(Figura 2)
28 / 35 SQ
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit