1 Siguria
1
Siguria
1.1
Udhëzime paralajmëruese për
përdorimin
Klasifikimi i udhëzimeve të paralajmërimeve
lidhur me veprimet
Udhëzimet operacionale janë shkallëzuar si
vijon me shenjat paralajmëruese dhe fjalët
sinjalizuese lidhur me rrezikun e mundshëm:
Shenja paralajmëruese dhe fjalë
sinjalizuese
Rrezik!
Rrezik jete ose rrezik dëmesh të
rënda në persona
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Paralajmërim!
Rrezik dëmesh të lehta në persona
Kujdes!
Rrezik dëmesh materiale ose
dëmesh për mjedisin
1.2
Udhëzime të përgjithshme për sigurinë
1.2.1 Rrezik nga kushtet e pamjaftueshme
Punimet e mëposhtme duhet të kryhen vetëm
nga teknikët profesionistë, të specializuar për
këtë:
– Montimi
– Çmontimi
– Instalimi
– Vënia në punë
– Inspektimi dhe mirëmbajtja
– Riparimet
– Nxjerrja jashtë pune
▶ Veproni sipas gjendjes aktuale teknike.
1.2.2 Rreziku i një dëmi mjedisor si pasojë e
lëndës ftohëse
Produkti përmban një lëndë ftohëse me
GWP (GWP = Global Warming Potential) të
konsiderueshme.
▶ Sigurohuni që lënda ftohëse të mos shkojë
në atmosferë.
▶ Nëse jeni një teknik profesionist i
kualifikuar me për proceset me lëndët
ftohëse, atëherë mirëmbani produktin
174
me pajimet përkatëse mbrojtëse dhe
nëse është nevoja, kryeni proceset në
qarkun e lëndës ftohëse. Riciklojeni ose
mënjanojeni produktin në përputhje me
rregulloret përkatëse.
1.2.3 Rrezik për jetën nga zjarri
Në këtë produkt vendoset një lëndë ftohëse
me djegshmëri të ulët (Grupi i sigurisë A2).
▶ Mos përdorni asnjë flakë të zbuluar në
afërsi të produktit.
▶ Mos përdorni lëndë të ndezshme,
veçanërisht asnjë spërkatës ose gaze të
tjerë ndezës në afërsi të produktit.
1.2.4 Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
goditjeje elektrike.
Përpara se të punoni në produkt:
▶ Vendoseni produktin pa tension, duke fikur
gjithë furnizimet me energji në gjithë polet
(separator elektrik me hapësirë kontakti
minimalisht 3 mm, p. sh. siguresa ose
çelësi mbrojtës i tubacionit).
▶ Siguroni që të mos rindizet.
▶ Kontrolloni që të mos ketë tension.
1.2.5 Rrezik djegieje ose përvëlimi si pasojë
e pjesëve të nxehta
▶ Punoni me pjesët vetëm pasi këto të jenë
ftohura.
1.2.6 Rrezik për jetë nga mungesa e
mekanizmave të sigurisë
Skemat që janë në këtë dokument nuk i
paraqesin të gjithë mekanizmat të sigurisë të
nevojshëm për një instalim profesional.
▶ Instaloni në pajisje mekanizmat e
nevojshëm të sigurisë.
▶ Vini re ligjet, normat dhe udhëzimet
përkatëse nacionale dhe internacionale.
1.2.7 Rrezik plagosjeje si pasojë e peshës së
lartë të produktit
▶ Transportojeni produktin me të paktën dy
persona.
Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes climaVAIR plus 0020250588_04