Zgjidhni Vendin Për Montimin E Njësisë Së Jashtme; Zgjidhni Vendin Për Montimin E Njësisë Së Brendshme; Varni Produktin; Shtrëngoni Pllakën E Montimit - Vaillant climaVAIR plus VAF8-040W2NO Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Tabla de contenido

Publicidad

4.4
Zgjidhni vendin për montimin e njësisë së
jashtme.
1.
Njësia e jashtme duhet të montohet në një lartësi
minimale prej 300 mm nga dyshemeja, në mënyrë
që guarnicioni i shkarkimit të ujit të mund të lidhet tek
xokoli.
2.
Nëse njësia do të montohet vertikalisht mbi dysheme,
atëherë sigurohuni që kjo e fundit të ketë kapacitetin e
nevojshëm mbajtës.
3.
Nëse njësia montohet në një fasadë, atëherë sigurohuni
që muri dhe shtylla të ketë kapacitetin e nevojshëm
mbajtës.
4.5
Zgjidhni vendin për montimin e njësisë së
brendshme
Udhëzim
Nëse muri e ka zgavrën ose nëse sapo keni
instaluar tubin e lëndës ftohëse ose të ujit të
kondensuar, pllaka e montimit duhet të përshtatet
sipas këtyre kushteve.
1.
Montoni njësinë e brendshme në afërsi të kapakut.
2.
Zgjidhni një vend montimi, kur ajri të hyjë në mënyrë
homogjene dhe shmangni një ndërprerje të rrymës së
ajrit.
3.
Montojeni njësinë e brendshme mjaftueshëm larg
ndenjëseve ose vendit ku punoni, në mënyrë që rryma
e ajrit të mos shqetësojë njeri.
4.
Shmangni burimet e nxehtësisë në afërsi.
4.6

Varni produktin

1.
Testoni kapacitetin mbajtës të murit.
2.
Respektoni peshën totale të produktit.
3.
Përdorni vetëm material fiksues të lejueshëm për muret.
4.
Nëse është e nevojshme, kujdesuni nga ana ndërtimore
për një varëse me aftësi për të mbajtur.
5.
Varni produktin, si përshkruhet.
4.7
Shtrëngoni pllakën e montimit.
1.
Vendoseni pllakën e montimit në vendin e zgjedhur të
montimit.
2.
Nivelojeni pllakën horizontalisht dhe shënjoni vrimat në
mur për montimin me vida.
3.
Hiqni pllakën.
4.
Sigurohuni që vendet e shpimit në mur të mos kalojnë
nëpër kabllo korrenti, linja tubash ose elementë të tjerë
që mund të dëmtohen. Nëse ndodh kështu, zgjidhni
një vend tjetër për montimin dhe përsërisni hapin e
lartpërshkruar.
5.
Shponi vrimat me vidator dhe vendosni upat.
6.
Fiksojeni pllakën e montimit tek vendi përkatës i
montimit, drejtojeni horizontalisht dhe shtrëngojeni atë
me vida.
0020250588_04 climaVAIR plus Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes
5

Instalimi

5.1
Shkarkoni nitrogjenin nga njësia e brendshme.
1.
Në anën e pasme të njësisë së brendshme do të gjeni
dy tuba bakri me skaj fundor plastik. Skaji më i gjerë
është një udhëzim për ngarkimin e nitrogjenit në njësi.
Nëse në pjesën fundore del përpara një buton i kuq, do
të thotë se njësia nuk është boshatisur plotësisht.
2.
Shtypni elementin fundor të tubit tjetër me diametër më
të vogël, për të nxjerrë nga njësia gjithë nitrogjenin.
5.2

Instalimi hidraulik

5.2.1
Shtrirja e linjës së tubave të njësisë së
brendshme
Vlefshmëria: climaVAIRplus
Alternative 1 ‒ Lidhja me tubat në pjesën e
1.
pasme:
1
Shponi një vrimë me diametër siç tregohet në
figurën e pllakës së montimit dhe në pozicionin e
dhënë.
Sigurohuni që hapësira të bjerë lehtësisht nga
jashtë, në mënyrë që në tubin e kullimit të krijohet
pjerrësi.
1.
Alternative 2 ‒ Lidhja me tubat në pjesën
anësore ose të poshtme:
Çani me kujdes një nga zgavrat (1) në anë të
njësisë, për të futur linjën e tubave në pikën e
dëshiruar të daljes.
2.
Lidhni një tapë hermetike në fundin e tubit.
3.
Futeni tubacionin e lëndës ftohëse me tubin e ujit të
kondensuar, nëpër vrimën e posaçme.
4.
Pas instalimit të linjës së tubave, hermetizoni hapësirat
e mbetura sipas rregullave.
5.
Gjatë përkuljes së linjës së tubave në drejtimin e
nevojshëm, bëni shumë kujdes, për të shmangur
shtypjen ose çdo dëm të mundshëm.
6.
Pritini linjat e tubave në mënyrë të tillë që të mbetet
një pjesë mjaftueshëm e gjatë, për t'i bashkuar ato me
lidhjet e njësisë së brendshme.
7.
Vendosini dadot tek tubi i lëndës ftohëse dhe bëni një
dredhë.
Instalimi 5
181

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido