Vënia Në Punë 6; Kontrolli I Hermeticitetit - Vaillant climaVAIR plus VAF8-040W2NO Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Tabla de contenido

Publicidad

Pritni minimalisht 3 min, derisa të jenë
ngarkuar kondensatorët.
Kontrolloni që të mos ketë tension.
Lidhni fazën me tokën.
Lidhni fazën me nulin.
Mbuloni ose mbyllni pjesët në afërsi, që
kanë tension.
Instalimi elektrik duhet të kryhet vetëm nga një elektricist.
5.3.2
Ndërprerja e furnizimit me energji
Shkëputeni furnizimin me energji, para se të kryeni lidhjet
elektrike.
5.3.3
Kabllazhi
1.
Përdorni shtrënguesit e kabllove.
2.
Shkurtoni kabllin lidhës sipas nevojës.
30 mm max.
3.
Për të shmangur qarqe të shkurta gjatë nxjerrjes së
paqëllimshme të një konduktori, zhvishni këmishën e
jashtme të kabllit fleksibël vetëm maksimalisht 30 mm.
4.
Sigurohuni që izolimi i fillit të brendshëm gjatë
zhveshjes së këmishës së jashtme nuk do të dëmtohet.
5.
Hiqni izolues vetëm aq sa duhet nga fijet e brendshme,
siç kërkohet për një lidhje të besueshme dhe të
qëndrueshme.
6.
Për të parandaluar një qark të shkurtër nga lirimi i
lidhëseve, pas heqjes së izolantit, bashkoni këmishët
lidhëse tek kontaktet.
7.
Kontrolloni nëse të gjitha fijet janë mekanikisht të
fiksuara mirë në terminalet e spinës. Nëse është
nevoja, shtrëngojini ato.
5.3.4
Lidhja elektrike e njësisë së jashtme
1.
Hiqni kapakun mbrojtës nga lidhjet elektrike të njësisë
së jashtme.
2.
Lironi vidat e bllokut terminal, futini pjesët fundore të
kabllove të tubit të ushqimit tek blloku dhe shtrëngojini
vidat.
Udhëzim
Rrezik keqfunksionimi dhe defektesh nga
qarqet e shkurtra. Izoloni fijet e papërdorura
të kabllit me izolant dhe sigurohuni që të mos
bien në kontakt me pjesë me korrent.
3.
Fiksoni kabllon e instaluar në kapësen përkatëse të
njësisë së jashtme.
4.
Siguroni shtrëngimin dhe lidhjen e saktë të kabllit.
5.
Montoni kapakun mbrojtës të folesë së kabllove.
0020250588_04 climaVAIR plus Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes
5.3.5
Lidhja elektrike e njësisë së brendshme
1.
Hapni kapakun e përparmë të njësisë së brendshme
duke e tërhequr lart.
2.
Kalojeni kabllin nga jashtë, përmes zgavrës së njësisë
së brendshme, mbi të cilat është lidhur tubi i lëndës
ftohëse.
3.
Tërhiqni kabllin elektrik nga pjesa e pasme e njësisë së
brendshme, përmes zgavrës së posaçme nga përpara.
Lidhni kabllin në bllokun e konektorëve të njësisë së
brendshme, sipas planit të konektorëve.
4.
Siguroni shtrëngimin dhe lidhjen e saktë të kabllit. Më
pas, montoni sërish kapakun e folesë së kabllove.
6
Vënia në punë
6.1

Kontrolli i hermeticitetit

5
4
3
2
1
1.
Sigurohuni që para fillimit të punimeve, të vishni
dorashka mbrojtëse për trajtimin e lëndës ftohëse.
2.
Lironi tapat (1) (10) dhe lidhni një manometër (6) në
valvulin me tre dalje (3) të tubit të gazit (2) të tubit
thithës.
3.
Vendosni një shishe nitrogjeni (8) në anën e presionit të
lartë të manometrit (6).
4.
Hapni valvulin bllokues të shishes së nitrogjenit,
rregulloni reduktorin e presionit (7) dhe hapni më pas
valvulin bllokues të manometrit.
5.
Kontrolloni nëse gjithë lidhjet dhe bashkimet e tubave
janë hermetike (9) .
6.
Mbyllni gjithë valvulat e manometrit dhe hiqni shishen e
nitrogjenit.
7.
Reduktoni presionin e sistemit duke hapur ngadalë
rubinetin bllokues të manometrit.
8.
Nëse vini re rrjedhje, riparojini ato dhe kryeni sërish një
kontroll.
Vënia në punë 6
6
7
8
10
9
183

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido