PARALAJMËRIME NË
LIDHJE ME ENERGJINË
ELEKTRIKE
•
Mos e tërhiqni kordonin e
rrymës kur tërhiqni spinën e
frigoriferit. Ju lutemi. kapeni
spinën fort dhe nxirreni nga
priza.
•
Për të garantuar përdorim të
sigurt, mos e dëmtoni kordonin
elektrik ose mos e përdorni kur
është i dëmtuar ose i konsumuar.
•
Përdorni një prizë elektrike të
dedikuar dhe kjo prizë elektrike
nuk duhet të përdoret bashkë
me pajisje elektrike të tjera.
•
Kordoni i energjisë duhet të
bëjë kontakt të mirë me prizën,
përndryshe mund të bjerë zjarr.
•
Ju lutemi sigurohuni që
tokëzuesi i prizës të jetë i pajisur
me një linjë të besueshme
tokëzimi.
•
Ju lutemi ta mbyllni valvulën
e gazit që rrjedh dhe të hapni
dyert e dritaret në rast rrjedhjeje
të gazit dhe substancave të
tjera të djegshme. Mos e hiqni
frigoriferin nga priza dhe as
pajisjet e tjera, sepse ndonjë
shkëndijë mund të shkaktojë
zjarr.
•
Mos përdorni pajisje elektrike
në pjesën e sipërme të pajisjes,
përveç rasteve kur ato janë të
një lloji që rekomandohet nga
prodhuesi.
PARALAJMËRIME NË
LIDHJE ME VENDOSJEN
E ARTIKUJVE
•
Për të parandaluar dëmtimet
në produkt ose aksidentet me
zjarr, mos vendosni artikuj të
djegshëm, shpërthyes, avullues
ose tepër gërryes në frigorifer.
•
Mos vendosni artikuj të
ndezshëm pranë frigoriferit, në
mënyrë që të shmangni zjarrin.
•
Ky produkt është frigorifer
shtëpie dhe është i përshtatshëm
vetëm për të mbajtur ushqime.
Sipas standardeve kombëtare,
frigoriferi i shtëpisë nuk duhet të
përdoret për qëllime të tjera, si
për shembull për të mbajtur gjak,
ilaçe ose produkte biologjike.
•
Mos mbani në dhomën e ngrirjes
së frigoriferit birrë, pije ose
lëngje të tjera që ndodhen në
shishe ose enë të mbyllura,
përndryshe shishet ose enët
e mbyllura mund të çahen
për shkak të ngrirjes dhe të
shkaktojnë dëmtime.
Dhoma e ngrirjes
AL-8