Si të mbani ushqime për t'i ruajtur më së miri (vetëm modelet e
zbatueshme)
Mbulojini ushqimet për të ruajtur lagështinë dhe për të mos i lejuar që të
marrin erë nga ushqimet e tjera. Tenxheret e mëdha me ushqim, si supë
ose lëng mishi, duhet të ndahen në racione të vogla dhe të vendosen në
enë të cekëta para se të futen në frigorifer. Sasia e madhe e mishit ose pula
komplet duhet të ndahet në copa më të vogla ose të vendoset në enë të
cekëta para se të futen në frigorifer.
Vendosja e ushqimeve
Raftet
Ndarja e
specializuar
(vetëm
modelet e
zbatueshme)
Vendosja e
ushqimeve në
derë
Dhoma e
ngrirësit
SHËNIM
Mbani vetëm ushqime të freskëta dhe të padëmtuara. Mbajini ushqimet që do të ngrihen,
larg nga ushqimet që janë ngrirë tashmë. Për të mos lejuar që ushqimet të humbasin shijen
ose të thahen, vendosini në enë të mbyllura.
Raftet janë të lëvizshme për të marrë një shumëllojshmëri
paketimesh.
Sirtarët e mbyllur sigurojnë një ambient ruajtjeje optimal
për frutat dhe perimet. Perimet kanë nevojë për më tepër
lagështi, ndërsa frutat kanë nevojë për më pak lagështi.
Sirtarët janë të pajisur me mjete kontrolli për të kontrolluar
nivelin e lagështisë (*në varësi të modelit dhe opsioneve).
Sirtari i mishit me temperaturë të ndryshueshme rrit në
maksimum kohën e ruajtjes së mishit dhe djathit.
Mos mbani në derë ushqime që prishen. Vezët duhet të
mbahen në kuti kartoni në raft. Temperatura e koshave
të ruajtjes në derë luhatet më shumë sesa temperatura
brenda kabinetit. Mbajeni derën të mbyllur sa më shumë të
jetë e mundur.
Mund të mbani ushqime të ngrira, mund të bëni kuba akulli
dhe të ngrini ushqime të freskëta në dhomën e ngrirësit.
AL-24