▶ Mos dëmtoni komponentët e
pajisjes, që përmbajnë lëndë
ftohëse.
▶ Bëni kujdes që të mos
dëmtoni tubat e kondicionerit
me objekte të mprehtë ose
me majë, të mos i shtypni dhe
të mos i përdridhni ato.
▶ Nëse rrjedh jashtë lëndë
ftohëse, njoftoni një teknik
të kualifikuar për zgjidhjen e
problemit të rrjedhjes.
▶ Nëse ju bie në sy lënda
ftohëse, drejtohuni menjëherë
tek mjeku.
▶ Përdorni dorashka mbrojtëse
kur kryeni procese me lëndën
ftohëse.
1.3.6 Rrezik lëndimi nga
ventilatori
Shpejtësia e lartë e ventilatorit
mund të shkaktojë lëndime.
▶ Mos i fusni asnjëherë gishtat
apo objekte të tjerë në vrimat
e hyrje-daljes së ajrit ose
midis fletëve, ndërkohë që
produkti është në punë e
sipër.
1.3.7 Rrezik për jetën nga zjarri
Në këtë produkt vendoset një
lëndë ftohëse me djegshmëri të
ulët (Grupi i sigurisë A2).
▶ Mos përdorni asnjë flakë të
zbuluar në afërsi të produktit.
▶ Mos përdorni lëndë të
ndezshme, veçanërisht asnjë
134
spërkatës ose gaze të tjerë
ndezës në afërsi të produktit.
1.3.8 Rryma direkte e
ajrit përbën rrezik për
shëndetin
▶ Mos e drejtoni rrymën e ajrit
direkt tek njerëzit, veçanërisht
tek fëmijët si dhe njerëzit
me aftësi të kufizuara ose të
vjetër në moshë.
1.3.9 Rreziku i një dëmi
mjedisor si pasojë e
lëndës ftohëse
Produkti përmban një lëndë
ftohëse që nuk lejohet të dalë
në atmosferë.
▶ Sigurohuni që të jetë një
specialist i kualifikuar për
proceset me lëndët ftohëse,
që të mirëmbajë pajisjen dhe
pas nxjerrjes jashtë punë, ta
riciklojë dhe ta mënjanojë atë.
1.3.10 Rrezik defektesh ose
keqfunksionimesh
▶ Mos vendosni asnjë objekt
mbi ose në afërsi të njësisë
së jashtme.
1.3.11 Bateritë
▶ Respektoni tipin e baterisë,
siç përshkruhet në
udhëzuesin bashkëngjitur,
shihni kapitullin "Etiketa e
tipit".
▶ Hiqini dhe vendosini
bateritë siç përshkruhet në
Manuali i përdorimit 0020319943_00