Descargar Imprimir esta página

Skil 0705 Manual Original página 119

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 37
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
PËRDORIMI
• Bllokuesi i kordonit #
- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues B si në
ilustrim
- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues
• Rregullimi i lartësisë së prerjes (20-40-60 mm) $
! shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe
sigurohuni që thika prerëse ka ndaluar rrotullimin
- kthejeni përmbys kositësen
- përcaktoni dy rrotat së parë si dhe dy rrotat prapa në
pozicionin e dëshiruar të lartësisë së prerjes (20, 40
ose 60 mm)
! sigurohuni që të katër rrotat të jenë të fiksuara në
të njëjtin pozicion të lartësisë së prerjes
• Çelësi i sigurisë i ndezjes/fikjes %
Parandalon ndezjen aksidentale të veglës
- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë D
dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit E
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit E
! pas fikjes së veglës, thika vazhdon të rrotullohet
për disa sekonda
• Udhëzimet për përdorimin
- mbajeni kositësen me të dyja duart
- vendoseni kositësen në anë të kopshtit dhe kositni në
drejtimin përpara
- kthehuni në fund të çdo radhe duke u mbivendosur
pak mbi rripin e prerjes së mëparshme
- përdoreni kositësen vetëm në bar të thatë
- mbajeni kositësen larg nga objektet dhe bimët e forta
- për kositjen e barit të gjatë, në fillim vendoseni
mekanizmin e prerjes në lartësinë maksimale të
prerjes dhe më pas në një lartësi më të ulët të prerjes
! përshtatni shpejtësinë e hapave tuaj kur kositni
bar të gjatë
• Magazinimi ^
- për të kursyer mjaft hapësirë gjatë magazinimit,
paloseni dorezën e veglës (duke përdorur dadon e
krahut F) dhe magazinojeni veglën si në ilustrim; në
fillim boshatisni kutinë e barit
! sigurohuni që kordoni (zgjatues) nuk është
ngatërruar gjatë palosjes/hapjes së dorezës së
veglës (mos e hidhni dorezën)
- mos vendosni objekte të tjera mbi kositëse kur e
vendosni në magazinë
- magazinojeni kositësen në ambiente të mbyllura në
një vend të thatë
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjesJ 3)
• Pastrojeni kositësen pas çdo përdorimi me një furçë dore
dhe një copë të butë
! mos përdorni ujë (veçanërisht jo spërkatje me
presion të lartë)
- hiqni prerjet e forta të barit në zonën e thikës me anë
të një pajisje druri ose plastike
All manuals and user guides at all-guides.com
119
• Kontrolloni rregullisht kutinë e barit për konsum ose
dëmtime
• Kontrolloni rregullisht për konsum ose dëmtim të thikave
dhe bulonave dhe zëvendësojini si komplet për të ruajtur
ekuilibrin
• Zëvendësimi i thikës prerëse &
! hiqni spinën nga burimi i energjisë dhe hiqni
kutinë e barit G 3
! mbani doreza mbrojtëse
- kthejeni përmbys kositësen
- hiqni/montoni thikën prerëse me një çelës 13 si në
ilustrim
! përdorni vetëm thika prerëse të llojit
GD61BX.00.06 SKB
- pastroni plotësisht zonën e boshtit dhe pjesën e
poshtme të veglës para se të montoni thikën prerëse
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të
shqyrtoni problemin
★ Vegla nuk funksionon
- nuk ka furnizim me energji -> kontrolloni furnizimin me
energji (kablloja elektrike, automatet, siguresat)
- priza e furnizimit me energji me defekt -> përdorni një
prizë tjetër
- kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin
zgjatues
- bari shumë i lartë -> rritni lartësinë e prerjes dhe anoni
veglën
★ Vegla punon me ndërprerje
- kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin
zgjatues
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
★ Vegla lë rezultate jo uniforme ose motori vazhdon të
punojë
- lartësia e prerjes realizuar shumë poshtë -> rritni
lartësinë e prerjes
- thika prerëse e topitur -> ndërroni thikën prerëse
- pjesa e poshtme e veglës e bllokuar -> pastroni veglën
- lartësia e prerjes jo uniforme -> vendosni 4 këmbët në
të njëjtën lartësi të prerjes
★ Thika e prerjes nuk rrotullohet
- thika prerëse e bllokuar -> pastroni pengesën
- dadoja/buloni i thikës i liruar -> shtrëngoni dadon/
bulonin e thikës
★ Vegla dridhet në mënyrë jo normale
- thika prerëse e dëmtuar -> ndërroni thikën prerëse
- dadoja/buloni i thikës i liruar -> shtrëngoni dadon/
bulonin e thikës

Publicidad

loading