Descargar Imprimir esta página

Makita EN424MP Manual De Instrucciones página 157

Ocultar thumbs Ver también para EN424MP:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 44
10. Kontrolloni kaçubat dhe shkurret për objekte
të huaja, si p.sh. gardhe me tela ose instalime
elektrike të fshehura përpara se të përdorni
veglën.
Metoda e përdorimit
1.
Përdoreni pajisjen vetëm në vende me dritë
dhe shikueshmëri të mirë. Gjatë stinës së
dimrit bëni kujdes nga zonat e rrëshqitshme
ose të lagështa, akulli dhe dëbora (rrezik
rrëshqitjeje). Gjithmonë sigurohuni që të
mbështesni këmbët në pjerrësi dhe sigurohuni
që të ecni dhe asnjëherë të mos vraponi.
2.
Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart
me veglën prerëse.
Mos qëndroni asnjëherë mbi shkallë dhe të
3.
përdorni pajisjen.
Mos hipni asnjëherë në pemë për të kryer
4.
prerje me pajisjen.
5.
Mos punoni asnjëherë në sipërfaqe të
paqëndrueshme.
6.
Hiqni rërën, gurët, gozhdët etj. që gjenden
brenda zonës së punës. Copëzat e huaja
mund ta dëmtojnë veglën prerëse dhe mund të
shkaktojnë kundërveprime të rrezikshme.
Nëse vegla prerëse godet gurë ose objekte
7.
të tjera të forta, fikeni menjëherë motorin dhe
kontrolloni veglën prerëse.
8.
Inspektojeni veglën prerëse në intervale të
shkurtra të rregullta për dëmtim (zbulimi i krisjeve
të vogla me anë të testit të zhurmës së trokitjes).
9.
Përpara fillimit të prerjes, vegla prerëse duhet
të ketë arritur shpejtësi të plotë pune.
10. Vegla prerëse duhet të pajiset me mbrojtësen
e duhur. Mos e përdorni asnjëherë pajisjen
me mbrojtëse të dëmtuara ose pa i vendosur
mbrojtëset në vend!
11.
Të gjitha instalimet mbrojtëse dhe mbrojtëset që
ofrohen me pajisjen duhet të përdoren gjatë punës.
12. Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë nga pajisja:
kur e lini pajisjen pa mbikëqyrje;
përpara pastrimit të një bllokimi;
përpara se të kontrolloni, pastroni apo të
kryeni punë në pajisje;
pasi të keni goditur objekte të huaja;
kur pajisja fillon të dridhet në mënyrë
jonormale.
13. Sigurohuni gjithmonë që vrimat e ajrosjes të
mbahen të pastra nga papastërtitë.
14. Pajisjet prerëse vazhdojnë të punojnë pasi
motori të jetë fikur.
15. Nëse fletët ndalojnë lëvizjen për shkak të
ngecjes së objekteve të huaja mes fletëve
gjatë përdorimit, fikni veglën dhe hiqni kutinë
e baterisë, më pas hiqni objektet e huaja
duke përdorur vegla të tilla si pincat. Heqja e
objekteve të huaja me dorë mund të shkaktojë
plagosje për arsye se fletët mund të lëvizin si
reagim ndaj heqjes së objekteve të huaja.
16. Kur montoni ose hiqni kapakun e fletës, kini
kujdes të mos lëndoni duart.
Veglat prerëse
Përdorni vetëm veglën e duhur prerëse për
punën që po kryeni.
Udhëzimet për mirëmbajtjen
1.
Përpara fillimit të punës duhet të kontrollohet
gjendja e pajisjes, në veçanti ajo e veglës
prerëse dhe e pajisjeve mbrojtëse.
2.
Fikni motorin dhe hiqni kutinë e baterisë
përpara se të kryeni mirëmbajtje, duke
ndërruar veglat prerëse ose duke pastruar
pajisjen ose veglën prerëse.
3.
Kur nuk e përdorni veglën, vendosni kapakun
e fletës dhe ruajeni brenda në një vend të thatë
dhe të lartë e të kyçur, larg fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PJESËVE
► Fig.1: 1. Kapaku i fletës 2. Kapaku 3. Fletët e
gërshërëve 4. Rrota
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
kalibrimit të pajisjes, fikeni motorin dhe hiqeni
kutinë e baterisë. Përndryshe makineria mund të
ndizet pa dashje duke rezultuar në lëndime.
PARALAJMËRIM:
pajisjen, gjithmonë uleni atë poshtë. Montimi
ose rregullimi i pajisjes në pozicion vertikal mund të
rezultojë në lëndime të rënda.
PARALAJMËRIM:
masat paraprake në kapitullin "PARALAJMËRIME
SIGURIE" dhe në manualin e përdorimit të njësisë
elektrike.
Montimi i aksesorit
1.
Hiqeni kapakun nga njëri skaj i tubit në anën me
pllakën.
► Fig.2: 1. Kapaku 2. Pllaka
2.
Lironi bulonin e rrotave me anë të çelësit fiso
hekzagonal.
► Fig.3: 1. Çelësi fiso hekzagonal
3.
Bashkërenditeni pllakën në tub me kanalin në
rrota dhe më pas vendosni rrotat në tub siç tregohet në
figurë. Shtrëngoni mirë bulonin për të fiksuar rrotat.
► Fig.4: 1. Tubi 2. Rrota 3. Pllaka 4. Buloni
VINI RE:
Sigurohuni t'i vendosni rrotat në
mënyrë që pllaka të kapet me rrotat.
157 SHQIP
MOS lejoni që njohja
Përpara montimit ose
Kur montoni ose kalibroni
Ndiqni paralajmërimet dhe

Publicidad

loading