Pastrimi i veglës
Pastrojeni veglën duke e fshirë tallashin me një leckë
të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun dhe të
shtrydhur.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mirëmbajtja e fletës së gërshërëve
Përpara përdorimit ose një herë në orë gjatë përdorimit,
aplikoni te fletët e gërshërëve vaj me viskozitet të ulët
(vaj makinerie ose vaj lubrifikues të llojit me sprucim).
► Fig.26
Pas përdorimit, hiqni tallashin nga të dyja anët e fletëve
të gërshërëve me furçë me tela, fshijeni me një leckë
dhe më pas aplikoni te fletët e gërshërëve vaj me
viskozitet të ulët (vaj makinerie ose vaj lubrifikues të
llojit me sprucim).
► Fig.27
VINI RE:
Mos i lani fletët e gërshërëve me ujë.
Duke vepruar kështu mund të shkaktohet ndryshkje
ose dëmtim i veglës.
VINI RE:
Papastërtitë dhe gërryerja shkaktojnë
fërkim të tepërt të fletës dhe shkurtojnë kohën e
funksionimit për çdo karikim baterie.
Magazinimi
Vendosni kapakun e fletëve në fletët e gërshërëve në
mënyrë që fletët të mos jenë të ekspozuara. Ruajeni
veglën larg fëmijëve. Ruajeni veglën në vende që nuk
janë të ekspozuara ndaj lagështirës dhe shiut.
Kur e magazinoni aksesorin veçmas njësisë elektrike,
vendosni kapakun në fund të tubit.
► Fig.28
Lubrifikimi i pjesëve lëvizëse
VINI RE:
Ndiqni udhëzimin për shpeshtësinë dhe
sasinë e grasos që aplikohet. Ndryshe, lubrifikimi i
papërshtatshëm mund të dëmtojë pjesët lëvizëse.
Aksi i transmisionit:
Aplikoni graso (graso Makita N No.2 ose ekuivalent të
saj) çdo 30 orë pune.
► Fig.29
SHËNIM: Grasoja origjinale Makita mund të blihet
nga shitësi juaj lokal i Makita.
Lubrifikimi me graso
Intervali i lubrifikimit: Çdo 50 orë pune
1.
Hiqni fletët e gërshërëve nga aksesori.
2.
Vendosni graso në periferinë e brendshme të
vrimave në fletët e gërshërëve (përafërsisht 1,5 g si
udhëzues).
► Fig.30: 1. Vrima
3.
Instaloni fletët e gërshërëve në aksesor.
Konsumimi i fletëve të gërshërëve
VINI RE:
Nëse fletët e gërshërëve janë të
deformuara shumë nga konsumimi, ndërroni
fletët e gërshërëve me të reja.
1.
Instaloni kutinë e baterisë në vegël.
2.
Ndizni dhe nisni veglën në mënyrë që fleta e
sipërme dhe fleta e poshtme të pozicionohen në formë
të alternuar.
► Fig.31
3.
Fikeni veglën dhe hiqni kutinë e baterisë nga
vegla.
4.
Vendoseni këndin e limës në 45° dhe lëmoni fletën
e sipërme nga 3 drejtime me limë.
► Fig.32: (1) Lima (2) 45°
KUJDES:
Përpara lëmimit të fletëve të
gërshërëve, sigurohuni që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr nga vegla.
5.
Vendoseni veglën me kokë poshtë, më pas hiqni
ciflat nga fletët e gërshërëve me gurin e lëmimit.
► Fig.33: 1. Guri i lëmimit
6.
Vendoseni këndin e limës në 45° dhe lëmoni fletën
e poshtme nga 3 drejtime me limë.
7.
Kthejeni veglën në pozicionin normal, më pas
hiqni ciflat nga fletët e gërshërëve me gurin e lëmimit.
160 SHQIP