Descargar Imprimir esta página

Skil 9791 Manual Original página 157

Publicidad

SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Montimi i aksesorëve 2
! hiqeni spinën
- pastroni boshtin kryesor A dhe të gjitha pjesët që do të
montohen
- shtrëngoni fllanxhën shtrënguese B me çelës C ndërsa
shtyni butonin e bllokimit të boshtit D
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues D
vetëm kur boshti A të jetë e palëvizshme
- për heqjen e aksesorëve të trajtojë anasjelltas
! disqet mprehëse/prerëse nxehen shumë gjatë
përdorimit; mos i prekni deri sa të ftohen
! mos përdorni kurrë një disk mprehës/prerës pa
një etiketë ("thithëse") që i ngjitet sipër (nëse ka)
Montimi i dorezës ndihmëse F 7
! hiqeni spinën
- vidhosni dorezën ndihmëse F në të djathtë, sipër ose
në të majtë të veglës (në varësi të punës që do të
kryhet)
Heqja/montimi/rregullimi i mbrojtëses G 8
! hiqeni spinën
! sigurohuni që ana e mbyllur e mbrojtëses është e
drejtuar gjithmonë nga operatori
- nëse është e nevojshme, rregulloni mbrojtësen G duke
shtrënguar vidën X që është e caktuar paraprakisht në
fabrikë (sigurohuni që mbrojtësja është e mbyllur)
Para përdorimit të veglës
- sigurohuni që aksesori të jetë i montuar si duhet dhe të
jetë i shtrënguar mirë
- kontrolloni nëse aksesori lëviz lirshëm duke e rrotulluar
me dorë
- ndizeni veglën për provë për të paktën 60 sekonda me
shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion të
sigurt
- ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta
ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të
përcaktuar shkakun
Çelësi i sigurisë i ndezjes/fikjes H 9
- ndizni veglën 9 a
! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni
pajisjen
! para se aksesori të prekë materialin e punës,
vegla duhet të punojë me shpejtësi të plotë
- fikni pajisjen 9 b
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
! aksesori vazhdon të rrotullohet për pak kohë pas
fikjes së veglës
Ndezja e butë elektronike
Siguron arritjen e shpejtësisë maksimale me qetësi pa
goditje të papritur kur ndizet vegla
Mbrojtja elektronike e mbingarkesës
Fik automatikisht pajisjen kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
Pozicionet e tre dorezave q
Mprehja w
- lëvizeni pajisjen para prapa me një trysni mesatare
! mos përdorni kurrë një disk prerës për mprehje
anësore
Prerja e
- mos e anoni veglën gjatë procesit të prerjes
- lëvizeni gjithmonë veglën në të njëjtin drejtim si shigjeta
në kokën e pajisjes, për të parandaluar daljen e saj nga
vendi i prerjes në mënyrë të pakontrolluar
- mos ushtroni presion mbi pajisje; lëreni shpejtësinë e
diskut prerës që të bëjë vetë punën
- shpejtësia e punës e diskut të prerjes varet nga
materiali që do të pritet
- mos i frenoni disqet prerëse duke ushtruarpresion
anësor
Mbajtja dhe drejtimi i veglës r
- mbajeni gjithmonë veglën mirë me të dyja duart, në
mënyrë që të keni kontroll të plotë të veglës në të gjitha
momentet
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri r
- garantoni një qëndrim të sigurt
- kini parasysh drejtimin e rrotullimit; mbajeni gjithmonë
veglën në mënyrë që shkëndijat dhe pluhuri i mprehjes/
prerjes të largohet nga trupi juaj
- mbajini të çarat e ajrimit J 2 të pambuluara
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Për më shumë informacion, shikoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes J 2 )
! mos u përpiqni të pastroni fletët e ajrimit duke
futur objekte me majë nëpërmjet të çarave
! shkëputni spinën para pastrimit
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 6 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
157

Publicidad

loading