ose lëndë të tjera djegëse
(nuk mund t'u vihet aparateve
që shkarkojnë vetëm ajrin në
lokal).
• Simboli mbi produktin ose
mbi ambalazhin e tij tregon
se produkti nuk mund të
përpunohet si një mbeturinë
normale shtëpiake. Produkti për
t'u përpunuar duhet të çohet
pranë një qendre të posaçme
grumbullimi për riciklimin e
përbërësve elektrikë dhe
elektronikë. Duke u siguruar
se ky produkt është përpunuar
në mënyrë korrekte, do të
kontribuojmë për parandalimin
e pasojave potenciale
negative për mjedisin e për
shëndetin që mund të rrjedhë
përndryshe nga përpunimi
i tij i papërshtatshëm. Për
informacione më të detajuara
për riciklimin e këtij produkti,
kontaktoni Komunën, shërbimin
vendor për përpunimin e
mbeturinave ose dyqanin ku
është blerë produkti.
2. PËRDORIMI
• Aspiratori është projektuar ekskluzivisht
për përdorim shtëpiak me qëllim
eliminimin e erërave nga kuzhina.
• Mos e përdorni kurrë aspiratorin për
qëllime të ndryshme nga ato për të cilat
është projektuar.
• Mos e lini kurrë flakën e lartë nën
aspirator kur është në punë.
• Rregulloni intensitetin e flakës në mënyrë
që ta drejtoni vetëm drejt fundit të enës
së gatimit, duke u siguruar që të mos
përfshijë anët.
• Fritezat duhet të kontrollohen vazhdimisht
gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur mund
të marrë flakë.
3. PASTRIMI E MIRËMBAJTJA
- Filtri me karbon aktiv nuk mund të
lahet, as mund të rigjenerohet e
duhet të zëvendësohet rreth çdo 4
muaj pune ose më shpesh në rast
përdorimi shumë intensiv (W).
- Filtrat kundër yndyrës duhet të
pastrohen çdo 2 muaj funksionimi
ose më shpesh në rast përdorimi
shumë intensiv e mund të lahen në
enëlarëse (Z).
• Pastrojeni aspiratorin duke përdorur
një cohë të lagësht e detergjent të
lëngshëm neutral.
Z
117