Descargar Imprimir esta página

Skil 7720 Manual Original página 94

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 32
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të lehta
për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në
përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh
kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi
i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të
përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata,
të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk ju
lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të sigurt
pajisjen në situata të papritura.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR SPATULAT
TË PËRGJITHSHME
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
• Mos punoni me materiale të lagura (si letër muri) ose në
vende me lagështi
• Mos e lagni zonën e punës me tretës (gjatë gërryerjes mund
të krijohen avuj helmues si rezultat i ngrohjes së materialit të
punuar)
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurësh,
mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme
(kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime
alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruein ose
personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe
punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur
mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët
shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për
pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e
pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të veglës
vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të merren
nga shitësi i SKIL
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën moshën
16 vjeç
• Mbajini personat e tjerë larg nga zona e punës gjatë
procesit të punës
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me një
burim 220 V)
• Kini kujdes nga rreziku i dëmtimeve që shkaktohen nga
copat e materialit dhe shkëputen dhe fluturojnë përreth;
mbani syze sigurie dhe doreza mbrojtëse
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar me
një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë më të
sigurt se sa me dorë)
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë lokale
të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat elektrike
mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike; dëmtimi i një
linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim; shpimi i një tubi
uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose një goditje
elektrike)
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
• Kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen me
një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë aktivizuese
maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm një kordon zgjatues
të projektuar për përdorim në ambiente të jashtme me një
prizë kundër ujit
GJATË PËRDORIMIT
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme të
veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga vegla
• Mbajeni veglën e punës vetëm nga sipërfaqet e
izoluara e kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose me
kordonin e tij (kontakti me një tel elektrik mund të bëjë që
pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës të
transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen
elektrike të përdoruesit)
• Mos i vendosni kurrë duart para në zonën e drejtpërdrejtë
të punës
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Montimi i aksesorëve 6
! mbani doreza mbrojtëse
- rrëshqiteni çelësin C prapa për të zhbllokuar mbajtësin
e aksesorëve E
- rrëshqisni aksesorin (me majën e skajit të punës
poshtë) në thellësi të plotë në mbajtësin e aksesorit E
- rrëshqiteni çelësin C përpara për të bllokuar mbajtësin
e aksesorëve E
- pastroni boshtin e aksesorit pas çdo ndërrimi
• Ndezje/Fikje
- ndizeni pajisjen duke e shtyrë çelësin A 2 përpara
- fikeni pajisjen duke e shtyrë çelësin A 2 prapa
(pozicioni 0)
• Kontrolli i shpejtësisë 7
- zgjidhni shpejtësinë e punës duke rrëshqitur çelësin A
në pozicionin e dëshiruar
1 = shpejtësi e ulët për punë me precizion
2 = shpejtësi mesatare
3 = shpejtësi e lartë për heqjen e materialit me
shpejtësi
- shpejtësia optimale e punës varet nga materiali dhe
mund të përcaktohet me prova praktike
94

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

F0157720