364
Shqip
-
Lidheni pajisjen vetëm me një prizë muri të tokëzuar, të mbrojtur nga një
ndërprerës i rrjedhjeve të tokës.
-
Sigurohuni gjithnjë që spina të futet siç duhet në prizë.
-
Pajisja nuk është menduar të vihet në përdorim me anë të një kohëmatësi të
jashtëm apo një sistemi të veçantë për telekomandim.
-
Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë
mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen
për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8
vjeç dhe nën mbikëqyrje.
-
Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët e
moshës nën 8 vjeç.
-
Mos e mbështetni pajisjen në mur ose në pajisje të tjera. Lini të paktën 10 cm
hapësirë të lirë në pjesën e pasme, në të dyja anë e pajisjet dhe sipër saj. Mos
vendosni asgjë mbi pajisje.
-
Gjatë skuqjes me ajër të nxehtë del avull i nxehtë nga vrimat e daljes së ajrit.
Mbani duart dhe fytyrën në distancë të sigurt larg avullit dhe vrimave të daljes
së ajrit. Gjithashtu tregohuni të kujdesshëm për avullin e nxehtë kur nxirrni
tiganin nga pajisja.
-
Mos përdorni kurrë përbërës me peshë të lehtë ose letër pjekjeje në pajisje.
-
Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
-
Ruajtja e patateve: Temperatura duhet të jetë e përshtatshme për varietetin e
patates që ruhet dhe ajo duhet të jetë mbi 6°C për të minimizuar riskun e
ekspozimit ndaj akrilamidit në ushqimet e përgatitura.
-
Mos hidhni kurrë vaj në tigan.
-
Meqenëse kjo Airfryer ka dy ndarje për gatim, fuqia e saj elektrike është e
madhe. Mos përdorni pajisje të tjera të fuqishme në të njëjtin qark
njëkohësisht (p.sh., çajnikë, skara elektrike dhe pajisje të ngjashme).
Përndryshe, mund të ndodhë që siguresa në instalimet e shtëpisë të reagojë
dhe rryma në këtë prizë të ndërpritet.
-
Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në temperaturë ambienti midis
5°C dhe 40°C.
-
Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në
pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
-
Mbajeni kordonin elektrik larg sipërfaqeve të nxehta.
-
Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë materialeve që marrin flakë, si për
shembull mbulesë tavoline ose perde.
-
Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim tjetër përveç atij të përshkruar në
këtë manual dhe përdorni vetëm aksesorë origjinalë të Philips.
-
Mos e lini pajisjen në punë pa mbikëqyrje.
-
Tava, koshi dhe aksesorët e vendosur brenda dhomës së gatimit nxehen gjatë
dhe pas përdorimit të pajisjes, manovrojini gjithmonë me kujdes.
-
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastrojini mirë pjesët që bien
në kontakt me ushqimin. Referojuni udhëzimeve në manual.