Descargar Imprimir esta página

Electrolux ENP7MD19S Manual De Instrucciones página 6

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

6
www.electrolux.com
• Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh.
prodhues të akulloreve) në pajisje
përveç nëse ato deklarohen të
përdorshme nga prodhuesi.
• Nëse ndodh dëmtim i qarkut të
ftohësit, sigurohuni që të mos ketë
flakë dhe burime të ndezjes në
dhomë. Ventiloni dhomën.
• Mos lejoni që objektet e nxehta të
prekin pjesët plastike të pajisjes.
• Mos vendosni pije jo-alkolike në
ndarjen e ngrirësit. Kjo do të krijojë
presion mbi enën e pijeve.
• Mos mbani gaz dhe lëng të ndezshëm
në pajisje.
• Mos vendosni produkte që marrin
flakë ose sende të lagura me
produkte të ndezshme brenda, pranë
pajisjes ose mbi të.
• Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Janë të nxehtë.
• Mos hiqni dhe mos prekni artikujt nga
ndarja e ngrirësit nëse i keni duart të
lagura ose të njoma.
• Mos e ngrini përsëri ushqimin që
është shkrirë.
• Respektoni udhëzimet e ruajtjes që
gjenden tek ambalazhimi i ushqimit të
ngrirë.
• Mbështillini ushqimet me material
mbështjellës përpara se t'i fusni në
ndarjen e ngrirjes.
• Mos lejoni që ushqimi të bjerë në
kontakt me sipërfaqet e brendshme të
ndarjeve të pajisjes.
2.4 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
• Ky produkt përmban një apo më
shumë burime drite të kategorisë të
efikasitetit të energjisë G.
• Në lidhje me llambat brenda produktit
dhe llambat e pjesëve të këmbimit të
shitura veçmas: Këto llamba janë
prodhuar për kushte ekstreme fizike
në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh.
temperaturë, dridhje, lagështirë, ose
janë prodhuar për të sinjalizuar
informacion rreth statusit të përdorimit
të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për
t'u përdorur në aplikacione të tjera
dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
dëmtim i pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
• Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta kryejë
mirëmbajtjen dhe rimbushjen e
njësisë.
• Kontrolloni rregullisht tubin e
shkarkimit të pajisjes dhe nëse është
e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i
shkarkimit është i bllokuar, uji i shkrirë
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
2.6 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë
origjinale.
• Ju lutemi vini re se vetëriparimi ose
riparimi joprofesional mund të ketë
pasoja sigurie dhe mund të
zhvlerësojë garancinë.
• Pjesët e mëposhtme rezervë janë të
disponueshme për të paktën 7 vjet
pas daljes nga qarkullimi të modelit:
termostatet, sensorët e temperaturës,
qarqet, burimet e dritës, dorezat e
dyerve, menteshat e dyerve, vasketat
dhe koshat. Guarnicionet e dyerve
janë të disponueshme për të paktën
10 vjet pas daljes nga qarkullimi të
modelit. Afati mund të jetë më i gjatë
në vendin tuaj. Për informacion të
mëtejshëm, vizitoni faqen tonë të
internetit.
• Ju lutemi vini re se disa nga këto
pjesë këmbimi janë të disponueshme
vetëm për riparuesit profesionistë,
dhe se jo të gjitha pjesët e këmbimit u
përshtaten të gjitha modeleve.
2.7 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rreziku i lëndimit ose
mbytjes.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.

Publicidad

loading